“700 mijë njerëz kanë ikur nga Rusia që nga urdhëri për mobilizim”
Sipas disa raporteve të fundit, që kur presidenti rus Vladimir Putin e dha urdhrin për mobilizim të pjesshëm, rreth 700 mijë njerëz kanë ikur nga vendi.
Duke cituar një burim në administratën presidenciale të Moskës, Forbes Rusia njoftoi se numri i përafërt i njerëzve që ikën nga vendi ka të ngjarë të jetë në sferën e 600.000 - 700.000 personave.
Megjithatë, u theksua se nuk ishte e mundur që Kremlini të kishte llogari të sakta për atë se sa njerëz janë larguar nga vendi vetëm për qëllime turistike.
