63 mijë euro të fshehura në autobusin që po shkonte në Gjermani, zbulohen në Merdare - NACIONALE

63 mijë euro të fshehura në autobusin që po shkonte në Gjermani, zbulohen në Merdare

1 orë më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një autobusi në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.

Paratë ishin fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit, i cili po udhëtonte në linjën Gjermani–Kosovë.

Mjetet janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për procedim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lajme të ngjashme