600 gramë flori dhe një shumë parash konfiskohen nga Policia e Kosovës në një fshat të Shtërpcës - NACIONALE

600 gramë flori dhe një shumë parash konfiskohen nga Policia e Kosovës në një fshat të Shtërpcës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth 600 gramë sasi e floririt (gjerdan, zixhirë, bylyzykë dhe unaza) si dhe një shumë parash, janë konfiskuar nga policia në Shtërpcë, gjatë një operoacioni të planit operativ “Goditja”, njoftoi Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Konfiskimi ndodhi gjatë mbrëmjes së premte në Shtërpcë, konkretisht në fshatin Drajkovc, pas ndalimit të një veture Audi me targa të huaja, ku për të gjeturat në veturë, poseduesi nuk posedonte dokumentacion të nevojshëm si dhe u shoqërua menjëherë për intervistim.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Konfiskohet sasi e floririt në Shtërpcë

Me datën 08.09.2023 rreth orës 21:06 policët e stacionit në Shtërpcëm, derisa ishin në zbatim të planit operativ ‘’Goditja’’ në pikë kontrolli, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës kanë ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, në veturë në një qantë janë gjetur sasi e florirt rreth 600 gram (gjerdan, zinxhirë, bylyzykë dhe unaza) pa dokumete dhe një shumë e parave, të cilat më pas janë konfiskuar.

I dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e florirt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin.

Lajme të ngjashme