Lajmërohet Lulzim Hetemi: Nuk kem rrugë tjetër, ose duhet me shku në jug ose me lënë tokë të askujt
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili po qëndron për gati 6 muaj i mbyllur në zyren e tij, ka thënë për RTK-në se nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Hetemi tha se do të vazhdojë të mbetet “i mbyllur”, derisa largimin nuk ia kërkon shteti i Kosovës, përkatësisht qeveria dhe kryeministri Kurti.
“Nuk kem rrugë tjetër, ose duhet me shku në jug, ose me lënë tokë të askujt, siç tha Edi Rama”, tha ai për RTK.
Kryetari Hetemi pohoi se në këtë komunë nuk janë të gjithë kriminel e njerëz të barrikadave, por ata kanë qenë të detyruar që të dalin në protesta e barrikada.
“Ka njerëz që kanë ardhur këtu dhe më kanë thënë që duhet me dalë më zorë”, tha ai.
Hetemi kërkon që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës sepse konsideron se situata është e qetë.
Ai tha përveç qeverisë dhe kryeministrit Kurti, të gjithë ia kanë kërkuar dorëheqjen.
“Respekt për amerikan e respekt për miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha ai. Ai ka folur dhe për mundësinë e që të japë dorëheqje.“Dorëheqje… për çka”, pyeti ai.
Hetemi tregon se është i gatshëm menjëherë të largohet nga zyra, me kushtin që në këtë pozitë të vijë një kryetar që njeh dhe respekton shtetin e Kosovës, ndryshe do të vazhdojë të qëndrojë brenda komunës së Leposaviqit.
