Vuçit: Pres takime të vështira në Bruksel - NACIONALE

Vuçit: Pres takime të vështira në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ditë para vizitës së tij në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se takimet e planifikuara nuk janë të lehta.

Ai deklaroi se por Serbia është e gatshme të bisedojë për planin e ri të të dërguarve evropianë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

“Kur bëhet fjalë për Serbinë, ata po trokasin në derë të hapur”, tha Vuçiq më 25 tetor për Radio Televizionin e Serbisë.

Plani është prezantuar nga përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës dhe Gjermanisë, gjatë takimeve që kanë zhvilluar në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ftuar në Bruksel më 26 tetor për takime me liderët e Bashkimit Evropian.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen ndaras me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Në këto takime do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Lajme të ngjashme