“6 Milionë Kilogramë grimca pluhuri”: Ymeri e LDK-së publikon numra shqetësues nga emetimet e gazrave nga termocentralet - NACIONALE

“6 Milionë Kilogramë grimca pluhuri”: Ymeri e LDK-së publikon numra shqetësues nga emetimet e gazrave nga termocentralet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësimin për nivelin alarmues të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Ymeri ka nxjerrë disa të dhëna shqetësuese për vitin 2024. Sipas saj, vetëm nga termocentralet janë emetuar të paktën 6 milionë kilogramë grimca pluhuri dhe 7 miliardë kilogramë gaz CO₂.

Postimi:

Shëndeti ynë, Paratë tona POR Vendimet po i marrin të tjerët

Vetëm në vitin 2024, emetimet e gaznave nga termocentralet (të paktën të planifikuara se mund të jenë më shumë), ishin:

🫁 6 Milionë Kilogram grimca pluhuri

🏥 7 miliardë Kilogram gaz CO2.

Pjesën tjetër të efektit në shëndet mund ta konsideroni vet, nëse jeni mjek/e e dini edhe më mirë.

Me këtë ndotje shihet dukshëm, si e bardha në të zezë se ne u konsideruam vetëm vota dhe taksapagues, jo organe njeriu.

Lajme të ngjashme