445 raste të reja dhe 1 viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri - NACIONALE

445 raste të reja dhe 1 viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

445 raste të reja janë regjistruar përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Kështu u deklarua Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimeve tashmë të përditshme.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1368 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë, në këto bashki:
120 në Tiranë, 36 në Fier, 29 në Lushnje, 24 në Durrës, 22 në Sarandë, 21 në Vlorë, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Divjakë, Pogradec, nga 9 qytetarë në Kurbin, Krujë, Berat, nga 8 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Himarë, 7 në Malësi e Madhe, nga 6 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Korçë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, Selenicë, Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Gjirokastër, Përmet, Dimal, nga 3 qytetarë në Kavajë, Dibër, Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Mat, Këlcyrë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 qytetar në Vorë, Rrogozhinë, Roskovec, Libohovë, Devoll, Kolonjë, Skrapar.
Janë 3,533 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 93 vjeçe.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë.

Lajme të ngjashme