35 persona të vrarë nga shpërthimi i një autokolone në Burkina Faso
Të paktën 35 civilë janë vrarë dhe 37 janë plagosur kur një autokolonë që transportonte furnizime në veriun e goditur nga xhihadistët në Burkina Faso ka goditur një mjet shpërthyes.
Shteti afrikan pa dalje në det, është nën kontrollin e një kryengritjeje shtatëvjeçare që ka marrë më shumë se 2000 jetë dhe ka detyruar 1.9 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre.
Ndërsa, sipas një deklarate nga guvernatori i rajonit, incidenti ka ndodhur ndërsa kolona e udhëhequr nga ushtria po furnizonte qytetet në veriun e trazuar në një rrugë midis Bourzanga-s në Xhibo.
“Një nga automjetet që transportonte civilë goditi një mjet shpërthyes të improvizuar. Numri i përkohshëm është 35 të vdekur dhe 37 të plagosur, të gjithë civilë”, thuhet në njoftim.