34 mijë me 20 mijë: Gashi e mund keq Abdixhikun, qytetarët e shikuan më shumë deputetin se kryetarin e LDK-së - NACIONALE

34 mijë me 20 mijë: Gashi e mund keq Abdixhikun, qytetarët e shikuan më shumë deputetin se kryetarin e LDK-së

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetarit të LDK-së, Lumit Abdixhiku, asgjë nuk po i shkon mirë. Duket se atij i ka rënë edhe shikueshmëria në intervista televizive.

Refuzimi nga 6 deputetë të LDK-së të kandidatit për president, Bekim Sejdiu, të propozuar nga Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku ka nxitur një debat të madh brenda partisë më të vjetër në vend.

Të dy palët kanë akuzuar njëra tjetrën në mënyra të ndryshme.

Për t`i qartësuar qëndrimet e tyre, mbrëmë të dy taborët kishin vendosur të dalin para opinionit për të dhënë intervista në media të ndryshme.

Derisa kryetari i LDK-së ishte, Lumir Abdixhiku, kishte vendosur për një intervistë në emisioni “Adresa” në Kanal 10, deputeti Arben Gashi, një nga gjashtë deputetët e LDK-së që doli kundër marrëveshjes për presidentin, doli në intervistë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ajo që bije në sy në këto intervista është shikueshmëria.

Të dhënat nga “YouTube” e të dy intervistave tregojnë intervista e deputetit Gashi është shikuar më shumë se ajo e kryetarit të tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Paraqitja televizive ku ishte Arben Gashi, ka arritur 34 mijë shikime, ndërsa intervista e Lumir Abdixhikut, ka rreth 20 mijë shikime.

Shifrat në fjalë tregojnë interes më të madh për zërin që po kundërshton vijën e kryetarit të partisë.

Lajme të ngjashme