26-vjeçarja në Ferizaj tenton të vetëvritet - merr sasi të tepërt të qetësuesve - NACIONALE

26-vjeçarja në Ferizaj tenton të vetëvritet - merr sasi të tepërt të qetësuesve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Greme të Ferizajt, ku raportohet një vajzë në moshë realtivisht të re ka tentuar të vetëvritet.

Sipas burimeve të gazetës Sinjali në urgjencën e spitalit të përgjithshëm në Ferizaj, 26-vjeçarja është pranuar atje në gjendje kritike pasi mendohet se ka marrë një numër të konsiderueshëm apo të tepërt të ilaçeve qetësuese.

Shëndeti
i të 26-vjeçares është stabilizuar si pasojë e përpjekjeve të stafit mjekësor dhe nuk është më në rrezik për jetën.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila është dërguar në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme që do të ndihmonin në zbardhjen e specifikave të rastit.

Rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’, sipas urdhrit të Prokurorit.

Lajme të ngjashme