24 vjet nga çlirimi i Kosovës - këto janë disa nga aktivitetet për këtë ditë - NACIONALE

24 vjet nga çlirimi i Kosovës - këto janë disa nga aktivitetet për këtë ditë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot 24 vjet më parë, në Kosovë u vendoseën rreth 50 mijë ushtarë të NATO-s. Kjo ditë njihet si Dita e Çlirimit të Kosovës

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s të udhëhequr nga Amerika kundër forcave serbe, trupat e NATO-s hynë në Kosovë.

Nga kjo ditë, misionin i NATO-s, KFOR vazhdon të qëndrojë në Kosovë.

Ndërkohë për këtë ditë, janë paraparë të mbahen edhe disa aktivitete në Kosovë.

Këto janë disa nga zhvillimet:

08:30

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova. (Velani, Prishtinë).

08:40

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Velani)

11:00

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.

12:30

Mbahet performanca nga orkestra e FSK-së me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

18:00

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti organizojmë pritje shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit. (Hotel “Emerald”)

Lajme të ngjashme