24-vjeçari në Shtime arrestohet për sulm, kanosje e dhunë ndaj nënës - NACIONALE

24-vjeçari në Shtime arrestohet për sulm, kanosje e dhunë ndaj nënës

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për sulm, kanosje dhe dhunë në familje.

Policia ka bërë me dije se sot në stacionin në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka njoftuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.

“Viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme