20 të vrarë nga një sulm i grupit islamik al-Shabab në Somali - NACIONALE

20 të vrarë nga një sulm i grupit islamik al-Shabab në Somali

3 javë më parë

nga Miranda Shala

Të paktën 20 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë pasi militantët kanë sulmuar disa automjete me ndihma ushqimore në rajonin qendror Hiiraan të Somalisë.

“Ata vendosën një bombë ndërsa njerëzit ishin në makinë dhe e hodhën në erë”, ka njoftuar guvernatori i rajonit për BBC-në.

Grupi militant islamik al-Shabab që ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ka thënë se kishte në shënjestër një grup të armatosur të lidhur me qeverinë.

Grupi i lidhur me Al-Kaedën kontrollon pjesën më të madhe të Somalisë jugore dhe qendrore, por ka qenë në gjendje të shtrijë ndikimin e tij në zonat e kontrolluara nga qeveria, e cila është e vendosur në kryeqytetin Mogadishu.

Kujtojmë se para dy javësh luftëtarët e ketij grupi sulmuan një hotel në qytet dhe vranë më shumë se 20 persona.

Lajme të ngjashme