Përmbytjet në Pakistan, numri i të vdekurve mbi 1280 – një e treta fëmijë - NACIONALE

Përmbytjet në Pakistan, numri i të vdekurve mbi 1280 – një e treta fëmijë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Pasi numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike në Pakistan vazhdon të rritet, agjencitë humanitare kanë kërkuar ndihmë afatagjatë për vendin.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive në vend ka njoftuar se që nga 14 qershori, numri i të vdekurve ka shkuar në 1,282, ndërsa një e treat e viktimave janë fëmijë. U njoftua poashtu se vetëm ditën e shtunë janë regjistruar 50 viktima, 25 nga ta fëmijë.

Sipas CNN, agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se problemet e vendit nuk kanë mbaruar dhe se ndërsa fatkeqësia vazhdon të shpaloset, fëmijët do të jenë ndër më të rrezikuarit.

Përmbytjet një rezultat i një kombinimi të shirave rekord të musonit dhe shkrirjes së akullnajave në malet veriore të Pakistanit – janë përshkruar si më të rëndat që vendi ka parë ndonjëherë.

Sipas imazheve satelitore nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dukej se një e treat e vendit ishte nën ujë, ndërsa nga organizatat është bërë e ditur se më shumë se 33 milionë njerëz janë prekur.

UNICEF, ka thënë se midis të prekurve më shumë se tre milionë fëmijë kanë nevojë urgjente humanitare për shkak të rrezikut nga sëmundjet dhe kequshqyrjes.

Dy provincat më të prekura në vend janë Balochistan dhe Sindh, në Pakistanin jugor, ku infrastruktura dhe sistemet e ujit janë dëmtuar.

Duke bërë thirrje për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar, kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif vlerësoi javën e kaluar se fatkeqësia kishte shkaktuar më shumë se 10 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë, shtëpi dhe ferma.

Lajme të ngjashme