19 nxënëse të vetëlënduara nga TikTok-u, Qehaja: Duhet reagim i fuqishëm institucional - NACIONALE

19 nxënëse të vetëlënduara nga TikTok-u, Qehaja: Duhet reagim i fuqishëm institucional

1 vit më parë

nga NACIONALE

19 nxënëse u vetëlënduan gjatë kësaj jave nga një sfidë në rrjetin social shumë të përdorshëm në Kosovë, “TikTok”, siç raportoi Nacionale.

Në lidhje me këtë temë, Rinor Qehaja, drejtor ekzekutiv i institutit “EdGuard”, ka vlerësuar se për të luftuar këtë dukuri problematike duhet “reagim shumë të fuqishëm institucional”.

Tutje, ai ka kërkuar që të ketë një menaxhim më të duhur të shkollës në mes mësimdhënësve, psikologut dhe prindërve.

“Incidentet si ky i fundit meritojnë një vëmendje dhe reagim shumë të fuqishëm institucional, pasi po flasim për një problematikë të përshkallëzuar ndër vite, që ka të bëjë me ekspozimin në rritje të të rinjve, të përmbajtjeve të ndryshme në media dhe në platforma të ndryshme sociale. Ajo çka është e rëndësishme është një mobilizim proaktiv të institucioneve arsimore, i komunitetit lokal të shkollave në mënyrë që komuniteti, në këtë rast menaxhmeti i shkollave, mësimdhënësit, psikologut, prindërit, të identifikojnë, të përkrahin dhe të reagojnë karshi incidenteve si këto, në mënyrë që vetëdija e rritur brenda nxënësve të jetë ajo masa preventive, që i kufizon incidente si këto” – ka thënë eksperti Qehaja për Nacionalen.

Lajme të ngjashme