13 vjetori i konfirmimit të Pavarësisë nga GJND-ja: Fevziu viziton Thaçin në Hagë, publikon video
Sot është 13 vjetori i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, ku u vulos Pavarësia e Kosovës. GJND-ja konstatoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, duke shënuar kështu vendimin më të rëndësishëm, për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.
Duke marrë shkas këtë ditë, gazetari nga Shqipëria Blendi Fevziu, ka vizituar lexuesin e deklaratës së Pavarësisë, ish Presidentin Hashim Thaçi, si dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së, që tashmë gjinden në paraburgim në Hagë.
Fevziu ka thënë se, të gjithë bashkë janë të bindur në pafajësisnë e UÇK-së.
E plotë:
Sot eshte 13 vjetori i konfirmimit te Pavaresise se Kosoves nga Gjykata Nderkombetare e Hages. Ne kete dite vizituam ish Presidentin e Kosoves Hashim Thaci dhe pershendetem 3 ish drejtuesit e tjere te UCK - se, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Te gjithe bashke jane te bindur ne pafajesine e UCK dhe krenare qe kane luftuar per lirine e Kosoves.