12 vite prej lirimit të Haradinajt nga Haga, Tahiri: Krenar që gjatë këtyre 7 viteve isha afër Ramushit - NACIONALE

12 vite prej lirimit të Haradinajt nga Haga, Tahiri: Krenar që gjatë këtyre 7 viteve isha afër Ramushit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se sot janë bërë 12 vite kur Ramush Haradinaj dhe ish-bashkëluftëtarët e tij janë liruar nga të gjitha pikat e akuzave nga Tribinali i Hagës.

Ai ka vlerësuar se ky ka qenë një vendim historik për UÇK-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihet krenar që gjatë këtyre 7 viteve ka qëndruar afër lideri të AAK-së.

“Sot, mbushen 12 vite nga lirimi nga të gjitha pikat e akuzave të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Pas një procesi maratonik, kryetari Haradinaj me shokë u shpallën të pafajshëm për të dytën herë nga të gjitha akuzat. Pavarësisht gjithë vështirësive dhe procesit të stërzgjatur Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë dëshmoi më së miri se si duhet vënë interesat e Kosovës para interesave personale. Jam krenar që gjatë këtyre 7 viteve shumë të vështira isha i palëkundër dhe përherë afër Ramushit”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme