Ylli i serialit Friends ka shpenzuar rreth 9 milionë dollarë duke u munduar ta lërë drogën
Ylli i hit serialit, Friends, Matthew Perry ka zbuluar shumën marramendëse që erdhi me tentativat për t'u bërë esull.
53-vjeçari u intervistua nga New York Times për të promovuar projektin e ardhshëm Friends, Lovers and the Big Terrible Thing.
Ishte përgjatë kësaj intervisteje kur ai zbuloi shumën e parave të cilën e investoi për t'u larguar nga "harami".
"Kam shpenzuar rreth 9 milionë dollarë ose ashtu diçka duke u munduar të bëhem esull", tha aktori.
Ai pastaj tha se së fundmi festoi 18 mujorin e të qenurit esull.
Në një trailer, për episodin e ri me Diane Sawyer për ABC News, reporteri veteran pyeti për kohën kur ish homologia e tij te Friends, Jennifer Aniston, e konfrontoi për abuzimin e alkool.
"Imagjinoni çfarë momenti i frikshëm ishte ai. Ajo ishte që më kontaktonte më së shumti, e dini. I jam shumë mirënjohës për këtë", thotë Perry në klip.
Ylli i Friends gjithashtu zbuloi në një pikë se po merrte "55 paracetamolë në ditë".
"Në atë kohë, unë është dashur të jem dollia e qytetit", thotë Perry tutje. "Në vend të kësaj, isha në një dhomë të errët duke u takuar me askë veç dillerëve të drogës dhe krejtësisht i vetmuar".
Duke folur për People, Perry zbuloi se alkoolizmi i tij sapo kishte marrë këmbët kur mori rolin që do t'i ndryshonte jetën.
Ndër vite, varësia e tij eskaloi dhe, më 2018, për pak i kushtoi me jetë.
Derisa Perry i tha publikut se ishte hospitalizuar për një komplikim shëndetësor, e vërteta e rëndë ishte se ai ishte aty për shkak të abuzimit me opioidë.
Ai ishte në spital për pesë muaj në total, dy javë prej të cilave ishte në koma.
Perry tha për People se aktorët e tjerë të Friends ishin "kuptues", "durues" dhe mbështetës.
Ai u shpreh: "Njëjtë si pinguinët. Pinguinët, në natyrë, kur janë të sëmurë, ose shumë të lënduar, të tjerët e rrethojnë dhe e motivojnë. Ecin rrotull tij derisa pinguini mund të ecë i vetëm.
"Këtë e bëri kasta për mua". Perry luajti rolin e Chandler Bing nga viti 1994 deri më 2004 në Friends, përkrah yjeve tjerë David Schwimmer, Matt LeBlanc, Jennifer Aniston, Courtney Cox dhe Lisa Kudrow.
Sitkomi i popullarizuar pati dhjetë sezone dhe e bëri kastën shumë të popullarizuar.
