“T'i ngulin sytë”, “të prekin”, “të njekin” - veprimet e papëlqyeshme që bëjnë djemtë kosovarë në festivale - NACIONALE

“T'i ngulin sytë”, “të prekin”, “të njekin” - veprimet e papëlqyeshme që bëjnë djemtë kosovarë në festivale

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Të jesh çikë në festivale ose ndeja e të kesh punë me djem kosovarë të izoluar, që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë jashtë klubeve në qytetet e tyre, është një sfidë në vete.

Nacionale ishte përgjatë ditëve të ndryshme në festivalin ndërkombëtar të muzikës, “Sunny Hill”, që u mbajt fundjavën e kaluar në Parkun e Gërmisë, dhe diskutoi me vajza të ndryshme për sjelljet që kanë djemtë në raport me to.

Çfarë veprimi i djemve, që e bëjnë djemtë në festivale, u shkon nerva vajzave kosovare, e jo vetëm? Ne pyetëm edhe mysafiret ndërkombëtare dhe nga rajoni. Përgjigjet janë për t’i marrë seriozisht dhe qesin në pah një problem të madh që kanë shumica e djemve kosovarë: qasja primitive ndaj seksit të kundërt.

“Jena konë me djem, ndoshta për këtë arsye...”

Para se të vazhdojmë me tipat e ngacmimeve që vetë vajzat i thanë për Nacionalen, të ndalemi te një anomali që shpërfaq në mënyrë shumë të mirë një mentalitet që ka të bëjë me ngacmimet. Shumë djem që ngacmojnë vajzat, e bëjnë këtë sepse ato nuk e kanë një djalë ose djem të tjerë në grup. Kjo i shkon për shtati idesë së prapambetur që “nëse një vajzë ëshë me djem, ato janë të zëna dhe nuk ke çka kërkon aty”.

Kur së bashku me Burim Pacollin, gazetarin tjetër në Nacionale, i pyetëm disa nga vajzat nëse jeni ndier të ngacmuara, disa prej tyre u përgjigjën me “jo” ama patën një “por”.

Por isha me djem, për këtë arsye ndoshta nuk jam ngacmuar”, tha një prej tyre.

Një tjetër vajzë tha gjithashtu që nuk është ngacmuar, por e shpjegoi arsyen.

Dita e dytë është për mu, perfekt u konë. Dje jena konë ton' ditën, dhe sot veç sa kena ardhë. Krejt e kanë këqyrë punën e vet, e kanë festu në mënyrën e vet. Shoqnia jonë që jena kanë, grupi jonë bashkë, kurgjo s’ka ndodhë”, tha ajo.

Kur Burimi e pyeti nëse ka pasur djem në këtë grup, ajo u përgjigj me “ka pasë”, dhe menjëherë pasoi sugjerimi i Burimit “ndoshta për qeta nuk ju ka ngucë kërkush”, për të nxjerrë në pah problemin e vërtetë.

Ka mundësi, shumë mundësi ka”, u përgjigj ajo.

“Me t’i ngulë sytë, e me të prekë.”

Teksa vazhduam intervistat me vajza të ndryshme në hyrje të festivalit, bisedat bëheshin paksa më të sikletshme. Shumë nga to filluan të na përgjigjeshin në forma të ndryshme që na tregonin se si djemtë po u qaseshin në mënyra aspak respektuese dhe nerva-shkuese.

Çka është një sen që të shkon nerva e që e bojnë djemtë shqiptarë në festivale?”, i pyesim disa prej tyre dhe përgjigjet janë të ndryshme.

Me t'i ngulë sytë”, na përgjigjet një nga to.

Nuk dinë me lexu shenjat që merr. Duhet me pa, femra a po don me tu qasë, tani ti me vazhdu. Këtu disa vijnë direkt pa asnjë lloj kulture”, thotë një tjetër.

Një tjetër vajzë thotë se ka problem tjetër.

Disa prej tyre të ndjekin nëpër festivale. Edhe pse ti ik në ndonjë hapësirë tjetër, ata të vijnë pas. Bohet shumë e lodhshme edhe pak e sikletshme”, më tha një vajzë rreth të 20-ave.

Një tjetër e intervistuar kishte hasur në një sjellje edhe më të tmerrshme.

Mi prekë çikat veç pse janë veshur në një formë a tjetër që atyre u duket se e kanë bërë për ta, është e tmerrshme”, tha jo.

Por, cila është mënyra më e mirë t’i qasesh një çike në festival?

Kjo pyetje në një media të huaj ndërkombëtare do të ishte shumë banale për t’u bërë, pasi një gjë e tillë sikurse qasja ndaj seksit të kundërt, është një gjë që dihet. Por, kjo pyetje meriton të bëhet në Kosovë. Të rinjtë e izoluar të Kosovës kanë nevojë që të dëgjojnë praktika ose forma të cilat ndoshta edhe nuk i dinë. Përgjigjet nuk po i themi ne, por ua lamë vetë vajzave që ta bëjnë. Ja disa forma të cilat janë edhe respektuese, edhe jo fort nerva-shkuese, nëse je djalë, e po e lexon këtë tekst:

  1. Duke u treguar i sjellshëm, duke respektuar limitet që mund të vendosë vajza, nëse është pro takimit apo kundër, ta respektojë përgjigjen e saj, çdo lloj përgjigjeje d.m.th.
  2. Mundesh me pa, edhe nëse ajo ta jep shikimin, që okej, hajde, mundesh me ardhë me më folë. Se janë do, i sheh, edhe ia prishë fytyren, edhe i bjen që s’po du me të folë, edhe apet vijnë se nuk e dinë.

Lajme të ngjashme