Televizioni francez ftoi njerëz me qeshje të pazakonta të ulen së bashku, shpërtheu kaosi - NACIONALE

Televizioni francez ftoi njerëz me qeshje të pazakonta të ulen së bashku, shpërtheu kaosi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një televizion francez mblodhi disa persona me qeshje të pazakonta dhe u kërkoi të ulen së bashku në skenë, me episodin që përfundoi pak a shumë siç mund ta paramendoni.

Ju sfidoj të shikoni klipin pa qeshur.

Segmenti nga emisioni C'est Mon Choix ka titullin e pabesueshëm "mon rire ne passe pas inapercu" që përkthehet në "e qeshura ime nuk kalon pa u vënë re" dhe shumë shpejt bëhet e qartë pse. Të gjithë personat e paraqitur kishin një gjë të përbashkët të rëndësishme: të qeshurat e tyre disi të çuditshme.

Në klip mund të shohim disa njerëz të ulur në studio, para një audienceje, por është e vështirë të kuptohet saktësisht çka po ndodh. Kjo nuk është vetëm për faktin se është frengjisht dhe "je ne parle pas français" (nuk flasim frengjisht) por për shkak se përgjatë tërë videos ka të qeshura non-stop të pazakonta. - me bori, shtrëngime, gërhime dhe disa nuhatje të stilit të derrit madje.


Natyra infektive e të qeshurave nënkupton se nuk ka më të ndalur, derisa të gjithë e bëjnë njëri-tjetrin për të qeshur përsëri e përsëri, madje edhe nikoqirja Evelyne Thomas nuk mund të ndalet.

Një klip nga episodi së fundmi u rishfaq në internet dhe është shikuar më shumë se 5.6 milionë herë, është ripostuar më shumë se 40 mijë herë dhe tërhoqi shumë komente nga njerëzit, të cilët po qeshnin po aq fuqishëm sa ata në videon origjinale.



Duke iu përgjigjur videos, një person komentoi: "Duhet ambulanca - shumë brinj të thyer, për pak të villja. Kjo është, pa pikën e dyshimit, gjëja më qesharake që kam parë ndonjëherë. Jam gati i frustruar që po e shoh tani".

Një tjetër shkroi: "Kjo ndërton nga një prej videove komike ngazëllyese, të një prej momenteve më të mira komike që mund t'i kujtoj. Kënaqësi e pastër".

Dikush tjetër tha: "Nganjëherë të gjithë kemi nevojë për një qeshje. Pa marrë parasysh sa keq mund të jenë gjërat. Ju sfidoj të mos qeshni kur e shikoni këtë..."

Derisa i katërti potencoi: "Kjo literalisht tingëllon si bisedat në sfond në skenën e kantinës në 'Star Wars'".

Lajme të ngjashme