Shtetet që tentojnë t’i fshehin gejat brenda vendit, dalin të parat në botë në listën e përdoruesve të e aplikacionit “Grindr”
Shtetet të cilat kanë politika diskriminuese dhe dëshirojnë të shtypin të drjetat e homoseksualëve kanë dalë të parat në listat e aplikacionit për njohje mes meshkujve. Të dhënat e publikuara nga aplikacioni për takime online mes burrave “Grindr” rendisin vendet si Bolivia, Rusia, Serbia dhe Kina.
Më afrimin e fundit të vitit, shumë aplikacione kanë filluar që të tregojnë, aktivitetet më të mëdha që kanë ndodhur brenda këtyre aplikacioneve. Njëra nga to është edhe aplikacioni –Grindr, aplikacion për të njoftuar njerëz të rinj për lidhje romatike apo seks, nga komuniteti gej.
Para se të fillojmë që të shfaqim statistikat e vitit 2022, është e rëndësishme që t’ mësojmë disa terme të cilat përdoren nga komuniteti gej. Lista është shumë e gjatë, mirëpo është mirë që të fillojmë më termet elementare.
“Top” ose në shqip “Aktiv” është personi i cili preferon të jetë në kontroll të aktit seksual më personin tjetër.
“Bottom” ose shqip “Pasiv”, është personi i cili gjatë seksit nuk dëshiron që të ketë kontrollon e aktivitetit.
“Vers” ose “Dyanshëm” është personi i cili ka dëshirë që të jetë në kontroll të aktivitetit seksual por edhe të heq dorë nga ky kontroll.
Në kategorinë e përqindjes më të madhe të burrave “Aktiva”, prin Bolivia, e përcjellë nga ShBA-të, Korea jugore, Greqia dhe India.
Ndërsa sa i përket burrave “Pasiv” prin Danimarka e pasuar nga Japonia, Serbia, Afrika Jugore dhe Peruja.
Ajo se çfarë bie në sy është se, shumica e shteteve të listuara nuk i respektojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ, apo i respektojnë në mënyre të pjesshme.
Bie fjala për Rusinë, e cila listohet si e para për përqindjen e personave gej të cilët janë “vers”, e ndjekur nga Finlanda, Kroacia, Gjermania dhe Tajvani.
Rritje në përqindje kanë pasur edhe aktivitetet jo seksuale, ku personat kanë kërkuar që të mos përfshihet penetrimi, por vetëm forma të ndryshme të afeksionit.
Në këtë listë prinë Kina, Zelanda e Re, Kosta Rika, Australia dhe Singapori.
Në këtë aplikacion, janë përdorur edhe emotikonet, ku emoji më i përdorur del të jetë sytë, patllegjani i zi i cili simbolizon penisin si dhe pjeshka që është simbol për të pasmet.
Trafikun më të madh të cilin ka regjistruar ky aplikacion është pas orë 21:00, në qytetet si Washington D.C, Paris, Bogota, Sao Paulo dhe Huston.
Gjatë krijimit të profilit në Grindr, pjesëmarrësi ka hapësirë që të vendosë tags, për të treguar preferencat e tyre, ajo se çfarë është vendosur më së shumti është shoke më përfitime, anonim, biseksual etj.
Përdoruesit e këtij aplikacioni, ka ndarë mes vete edhe preferenca të ndryshme muzikore, filma, seriale si dhe thashetheme të shumta.
Kënga e cila është përfolur më së shumti është Sam Smith Unholy e pasuar nga Beyonce dhe Kate Bush, ndërsa sa i përket filmit më të shpërndarë mes përdoruesve është Black Panther: Wakanda Forever, Everything Everywhere All at Once si dhe Bros.
Po ashtu, janë shpërndarë aktorët më përformancat më të mira, albumët më të mirat, serialet më të mira dhe figurat më të mira të Drag Shows.
Sa i përket dërgimit të mesazheve, një përdorues i aplikacionit ka dërguar të paktën 16 mesazhe në orë, në drejtim të personave të tjerë.
