Shitet në ankand për mbi 9 mijë euro një botim i rrallë i librit të Harry Potter
Një botim i rrallë i librit të parë të Harry Potter, i cili nuk ishtë bërë kurrë publik, është shitur në ankand për 8,000 funte, (mbi 9,000 euro).
Kopja e librit e nënshkruar nga JK Rowling, ishtë një nga vetëm 15 kopjet e prodhuara për një konkurs të mbajtur në vitin 2012, që mbahej për të shënuar 15 vjetorin dhe Harry Potter dhe Gurit Filozofal.
Atëkohë ajo kopje i ishte dhuruar pjesëmarrëses së konkursit Chloe Esselmont, një 15-vjeçare nga Cumbria.
Ndërsa tani libri ishte konsideruar i veçantë nga organizatorët e ankandit pasi nuk ka pasur të dhëna për kopje të tjera të ngjashme.
Konkursi i organizuar në 2012 nga botuesi Bloomsbury, kishte kërkuar nga fansat e serialit të shkrunin arsyet se pse e donin atë libër. Shkrimet e tyre mund të dorëzoheshin vetëm përmes kutive ostare të projektuara posaçërisht në libraritë dhe bibliotekat pjesëmarrëse.
Fituesi i përgjithshëm kishte marrë një nga librat me kopertinë lëkure dhe një pushim të “botën magjike” të Harry Poter, në parkun tematik Universal në Flordia.
Edhe 16-vjeçarja Esselmont, ishte një nga nënkampionet e cila mori një libër. Por tani, ajo ka thënë se "e kishte mbajtur librin të mbështjellë në tavan për vite me radhë", por kishte vendosur të ndahej me të pasi kishte nevojë për para.
Libri, i cili përmbante një dedikim për të, është shitur së bashku me hyrjen e saj origjinale në konkurs, e cila ishte në formën e një dokumenti të palosshëm të frymëzuar nga magjike e serisë "Marauder's Map".
Ndërkohë, organizatori Hansons Auctioneers, në Staffordshire, tha se kishte pasur "shumë interes" për librin.
Duke folur në fillim të këtij muaji, eksperti i librave të firmës Jim Spencer ka dhënë një çmim udhëzues për këtë kopje që shkonte prej 5,000-10,000 funte.

