Rrugëtimi drejt transplantit të zemrës së derrit filloi më shumë se gjysmë shekulli më parë - NACIONALE

Rrugëtimi drejt transplantit të zemrës së derrit filloi më shumë se gjysmë shekulli më parë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

E gjitha nisi me një grua 22-vjeçare, e njohur vetëm si znj. McK.

Të premten, më 7 janar 2022, David Bennett u bë personi i parë në botë të cilit në mënyrë të suksesshme i’u transplantua zemra e një derri. Operacioni që zgjati tetë orë u krye nga kirurgët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland në Baltimore, SHBA, ishte pa dyshim shumë i mundimshëm. Megjithatë, ky ishte një hap i vogël dhe përfundimtar i një rrugëtimi 60-vjeçar për të ndryshuar gjenetikisht zemrën e derrit ashtu që ajo të ishte ‘e vlerëshme’ për transplant. Ky rrugëtim filloi si rezultat i një aksidentit të një avioni në Oksford në verën e vitit 1940.

Ishte një pasdite e nxehtë e së dielës kur Peter Medawar, atëherë 25 vjeç, ishte duke shijuar një shëtitje me guran e tij Jean dhe vajzën e madhe Caroline, në kopshtin e tyre në Oksford. Gjersa ishin duke e shijuar natyrën, ata mbetën të shtangur nga pamja dhe zhurma e një avioni që fluturonte drejt tyre. Avioni u rrëzua në një kopsht 200 metra larg prej tyre. Piloti i’a doli të mbijetonte, por ai kishte pësar djegie të tmerrshme. Medawar ishte trajnuar si zoolog, dhe kërkimi i tij i fundit kishte qenë për të gjetur se cilët antibiotikë ishin më të mirët në trajtimin e djegieve. Për pilotin që sapo u rrëzua, mjekët kishin një ide se si ta mjekonin, por ata i kërkuan edh Medawar-it që t’i ndihmonte.

‘Tronditja’ që pësoi kur e dërguan në spitalin e plagëve të luftës e nxiti të riun Medawar të mendonte dhe të punonte në një shkallë intensiteti që ai nuk e dinte se ishte i aftë. Ai pa aviatorë me pjesën më të madhe të lëkurës së tyre të djegur, të shtrirë në agoni: jeta e tyre mund të zgjatej nga përparimet e reja mjekësore - transfuzionet e gjakut dhe antibiotikët, mirëpo, nuk kishte asnjë mënyrë për të trajtuar këto djegie të tmerrshme.

Kur mjekët tentuan të transplantonin lëkurën nga një person te tjetri, ajo nuk arrinte ‘të mbijetonte’. Në atë kohë, mjekët nuk mendonin se kishte ndonjë problem thelbësor, vetëm se praktikat aktuale – prerja dhe qepja duhej të përsoseshin. Por Medawar mendoi se ekzistonte një problem tjetër. Ai mori një grant nga Komiteti i Plagëve të Luftës dhe iku nga aty për të gjetur ndonjë zgjidhje për problemin, duke kaluar dy muaj në një hotel të lirë për të punuar me kirurgun skocez Tom Gibson i Njësitit të Djegieve të Infermierisë Mbretërore të Glasgow-it. Së bashku, ata nisen të vëzhgonin se çka realisht e shkakton ‘refuzimin’ e një transplanit.

Pacientja e tyre e parë ishte një grua 22-vjeçare, e njohur si znj. McK. Ajo ishte dërguar me urgjencë në Infermierinë Mbretërore të Glasgow-it si pasojë djegieve të thella që kishte pësuar në anën e djathtë të trupit. Për ta trajtuar atë, një pjesë e plagës së saj ishte e mbuluar me lëkurë që ishte marrë nga kofsha e saj dhe pjesa tjetër me lëkurë të marrë nga kofsha e vëllait të saj. Disa ditë më vonë, nën një mikroskop, u vu re që qelizat imune të zonjës McK kishin pushtuar graftet* e lëkurës të marra nga vëllai i saj. Ditë më vonë, shartimet e vëllait degjeneruan. Qelizat e saj imune kishin shkaktuar refuzimin.

Më pas, në Oksford, Medawar zgjodhi ta testonte këtë me kujdes duke përdorur lepujt. Duke marrë 25 lepuj, ai shartoi copa lëkure nga secili në secilën prej tyre. Nëse keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të duhet për të fituar një çmim Nobel, Medawar fillon këtu – me një ide që u testua në 625 operacione në 25 lepuj (25 x 25 transplantime individuale të lëkurës).

Ai tregoi se lëkura nuk mund të shartohej mes lepujve të ndryshëm. Më e rëndësishmja, ai tregoi gjithashtu se në raundin e dytë të grafteve, refuzimi ndodhi më shpejt herën e dytë, shenjë dalluese e një reaksioni imunitar. Revolucioni fillon këtu, sepse Medawar dhe ekipi i tij zbuluan se transplantimi mund të funksionojë për aq kohë që një reagim imunitar ndalet. Medawar ‘funksiononte’ përpara se gjenet dhe proteinat të mund të manipuloheshin, që në ditët e sotit kjo është një gjë relativisht e lehtë për tu arritë.


Peter Medawar/ Creative Commons,
Attribution 4.0 International

Përsëri në qendër të vëmendjes

Shkenca e sistemit imunitar është në qendër të vëmendjes sot për shkak të pandemisë aktuale. Por teksa shkenca e imunitetit përparon, ka edhe ide tjera të mëdha, si dhe mënyra të reja për të shmangur refuzimin e transplantit.

Daniel M. Davis tha: “Siç e kam cekur edhe në librin tim “The Secret Body”, kaq shumë zbulime shkencore dhe mjekësore po ndodhin, që nga terapitë e reja për kancerin deri te manipulimi i gjeneve ose mikrobiomës së trupit, sa mendoj që jemi në majë të një kohe revolucionare, praktikisht për çdo aspekt të biologjisë njerëzore.”

Emri i Medawar-it u bë i njohur jo vetëm falë punës së tij për transplantim, por edhe për shkak të shkrimeve të tij. Richard Dawkins e quan atë "shkencëtarin më të zgjuar ndonjëherë" dhe ia kushtoi koleksionin e tij të eseve të vitit 2021. Një ditë para sulmit të tij të parë në tru – në vitin 1969, Medawar përfundoi një leksion me një citim nga filozofi i shekullit të 17-të Thomas Hobbes, se jeta është si një garë dhe gjëja më e rëndësishme është të jesh në të, të jesh plotësisht i angazhuar, ambicioz dhe të shikosh për mënyra për të përmirësuar botën. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, i njëjti citat u gdhend në gurin e varrit të tij: "Nuk mund të ketë kënaqësi veçse të vazhdohet".

*Pjesë të indit të gjallë që transplantohen në mënyrë kirurgjikale. [shënim nga përkthyesja]

Lajme të ngjashme