Rita Ora pasi mbajti flamurin serb: "Nuk pashë kjartë, jam shqiptare krenare"
Këngëtarja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora është deklaruar për Klan Kosova për rastin e paraqitjes më flamurin e Serbisën në një festival në Hungari, duke thënë se nuk e ka parë qartë se flamuri i cilit shtet ishte.
Ora pushtoi rrjetin kur i doli një video duke përformuar me flamurin e Serbisë gjatë një festivali në Hungari.
E për këto reagime ajo ka pasur një përgjigje, duke thënë se është shqiptare krenare dhe se nuk ka pasur ndonjë qëllim që të mos respektojë popullin.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriqimit direkt ne sy e ne skenë, nuk pash kjart se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez! Përderisa i mbështes te gith fansat e mi, nga te gjitha vendet dhe kulturat, du ta bejë shume të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosoves, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time.” – ka thënë ajo.
Ndërkohë, menjëherë pas publikimit të pamjeve të Rita Orës me flamurin serb, në rrjetet sociale ka shpërthyer një debat i jashtëzakonshëm.