Rita Ora interpreton në Hungari me flamurin e Serbisë
Këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka performuar në Hungari derisa po e mbante një flamur të Serbisë.
Ora shihet derisa po e performonte njërën nga këngët e saj, derisa po luante edhe me flamurin e Republikës së Serbisë.
Ajo madje e vë këtë flamur edhe në qafën e saj në një moment.
Deri tash nuk dihet se për çfarë arsyesh Rita Ora e ka bërë një veprim të tillë, por shumë komentues në rrjete sociale po thonë që ajo mund të mos e ketë ditur se i cilit shtet është flamuri në fjalë.
Kujtojmë se Rita Ora vazhdimisht ka shprehur dashurinë e saj për Kosovën dhe Shqipërinë gjatë performancave të saj.