Regjisori kosovar që sfidon shikuesit me film 2 orësh në kërkim të një kufome që mungon nga varreza masive - NACIONALE

Regjisori kosovar që sfidon shikuesit me film 2 orësh në kërkim të një kufome që mungon nga varreza masive

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Me Fisnikun u takuam së pari herë para nja 5-6 vitesh në Prizren. Ai ishte një filmbërës i ri. Një kosovar që jeton në Zvicër. Më pas më të u takuam disa herë të tjera në po të njejtin festival, Dokufest. Por ka nja 2 vite që nuk jemi takuar në këtë fesival. Ka pasur një arsye. Ai ka qenë duke e punuar filmin e tij të parë, të metrazhit të gjatë. Seriozisht të gjatë. Pse ka vendosur ta bëjë një film të gjatë nja orë në një kohë kur kinematografia po fokusohet drejt filmave 60-90 minuta ose seri me 30 minuta episodi, është një histori në vete.

Ky film i titulluar, “Toka brenda meje” në shqip ndërsa “The land Within” në anglisht, fitoi çmimin kryesor në një nga festivalet që për nga rëndësia krahasohet me “Cannes” në Francë e “Berlinale” në Berlin, por që nuk e ka faën e tyre. Bëhet fjalë për “Tallin Black Nights Festival” që mbahet në kryeqytetin e Estonisë.

Ka qenë një gëzim i madh ky çmim sepse konkurrenca ka qenë e fortë”, thotë Fisniku në një bisedë për Nacionalen.

Të fitosh çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë në këtë festival, sidomos nëse është filmi i parë i këtij metrazhi është goxha sukses.

Për shkak se filmi është i gjatë nja dy orë, kemi pasur dyshim nëse publiku do të interesohej e nëse do të kishin nerva ta shikojnë deri në fund”, thotë regjisori.

Kurrë nuk kam punu në një projekt që kushton 2 million euro”, shton ai.

Fabula e filmit është e dy të rinjëve që luhet nga dy aktorë kosovar, Florist Bajgora dhe Luana Bajrami të cilët duan të kuptojnë se përse mungon një kufomë nga një varrezë masive. Pra storja ka të bëjë me Kosovën por askund nuk përmendet saktësisht dhe në detaje kjo gjë.

Edhe pse filmi është dy orë, nuk ke kohë asnjë minutë me pushu. Remo dhe Una duhet të dijnë pse një kufomë po mungon prej varrezës masive. Shikuesi është i obligum me pa filmin deri në fund që me kuptu se çka ka qenë misteri dhe pse mungon një kufomë?”, thotë regjisori në intervistën për Nacionale.

Ai, në këtë bisedë që mund ta dëgjoni edhe në audio, tregon se ky film ka qenë ambicioz në mënyrën që e tregon një storje për Kosovën por ka injoruar komplet luftën.

Ka skena që ndodhin në vitin 84-85 dhe tjerat ndodhin në 2008. Krejt kapitullin e luftës nuk e tregoj hiq, du me ia lon shikusit me mendu për atë punë”, ka thënë Fisniku.

Në pritje të shfaqjes së filmit në Kosovë, biseda më regjisorin mbetet e vetmja adresë për të kuptuar filmin, kështu që ju ftoj të dëgjoni bisedën me të.

Lajme të ngjashme