Regjisori i filmit 'The Revenant' zbulon tmerrin që përjetoi gjatë xhirimeve: Ishte luftë mbijetese
Intervistë e realizuar 'The Talks' me regjisorin e njohur Alejandro Inarritu.
I nderuari Inarritu, a duhet që regjisori ta përjetojë filmin e tij?
Mendoj se çdo film në një mënyrë është pasqyrim i vetes tuaj. Pa marrë parasysh çka. Çdo film që e kam bërë është pasqyrim i vetes. Nganjëherë ndjehem se filmat fillojnë të miksohen me realitetin. Pa pritur, nganjëherë është një vijë e çuditshme blur që zhduket dhe ajo që ndodhë në film fillon të të rrethojë në jetën e vërtetë. Kjo më ka ndodhur shumë shpesh.
Me cilët filma specifikisht?
Kësaj here, me 'The Revenant', fizikaliteti i temës vërtetë u bë pjesë e jetës së përditshme. Uji ishte ekstremisht i ftohtë, një ditë ishim në minus 40 gradë. Realiteti fizik i karakterëve u shfaq në jetën tonë reale dhe u miksua me eksperiencën tonë fizike.
Pse ishe kaq i përkushtuar të xhiroje në këto kushte?
Isha shumë i lumtur të futesha në botën e egër dhe të kthehem në traditën dhe origjinën e kinemasë, ku ndodhin gjëra dhe ne xhirojmë në vende reale. Ku nuk kemi zbuluar një mënyrë për të krijuar botë artificiale rreth nesh, duke ndërtuar skena apo duke i shpikur dixhitalisht. Pa pritur, realiteti i kompleksicitetit dhe drita e vërtetë... është e qartë për mua se pa marrë parasysh sa i mirë është një kompjuter ose dizajner, asnjëherë nuk mund ta arrijë këtë.
Pse jo?
Jo vetëm për kompleksicitetin dhe bukurinë; por për shkak të gjendjes mentale që kanë ata që e bëjnë filmin. Ka pasoja në gjithë sistemin, e dini? Vërtetë më pëlqen eksperienca në atë sens. Odiseja e të bërit një film u bë vet filmi. Ishte madhështore dhe ishte një eksperiencë madhore emocionale dhe fizike.
Karriera jote duhet të jetë e vështirë për martesën
Shpresoj se nuk do të divorcohem shumë shpejt (qeshë). Ishte e vështirë. Ishte e vështirë. Regjia kërkon shumë, merr shumë nga ti. Dhe jeni larg krejt njerëzve të cilët kanë nevojë për ju, dhe kjo është një prej pjesëve më të vështira.
Këta filma nuk po ndodhin më, sepse shumica e njerëzve të përfshirë tash janë financierë dhe arsyeja e vetme e tyre për të qenë atje është profiti.
Dhe ju tashmë po punonit në 'The Revenant' kur fituat 'Oscar' për 'Birdman' vitin e kaluar. A nuk mendoni se është koha për pushim?
Kam vrapuar dy maratona kështu që duhet të ndaloj. Për të qenë i sinqertë, nuk kam pasur kohën të kuptoj çka ndodhi me 'Birdman'! Është situatë shumë e çuditshme dhe mendoj se do në muajt e ardhshëm do të pushoj dhe pastaj të kuptoj çka ndodhi me jetën time në dy vitet e fundit. Normalisht, pauzoj dy apo tre vite mes secilit film, kështu që e vetmja gjë për të cilën mendoj është të pushoj për tre vitet e ardhshme. Njëmend kam nevojë.
A kërkohet një person i fuqishëm si Arnon Milchan - i cili financoi 'Birdman' dhe 'The Revenant' - për t'i bërë këta filma ambiciozë të mundur?
Absolutisht. Ju duhet një person me këtë pasion, me shije specifike, i cili është një adhurues i artit, dhe i çmendur - në mënyrë pozitive - të gjitha këto njëkohësisht për të bërë një film të tillë të mundur.
A shqetësohet gjithkush tjetër për paratë?
Ja pse këta filma nuk po ndodhin më, sepse shumica e njerëzve të përfshirë tash janë financierë dhe arsyeja e vetme e tyre pse bëjnë filma është profiti. Dhe kur gjithçka nxitet nga profiti, atëherë filmat bëhen komditet dhe produkt i rehatshëm që nuk shqetëson askë dhe fiton audiencën më të madhe të mundur, pa e bërë këtë... kështu që kjo është situata e rrezikshme në të cilën jemi tash. Është vetëm profiti. Nuk jam naiv të mendoj se ishte ndryshe më herët. Gjithmonë ka qenë ashtu, por tash është shumë më shumë.
A do ta bënit prapë një film si 'The Revenant' në të njejtën mënyrë?
Nuk pendohem aspak që e kam bërë. Mendoj se gjithçka që përjetova ia vlejti. Jam shumë krenar. Por nuk do ta bëja përsëri. Ishte ekstremisht e vështirë. Ekstremisht, ekstremisht kërkues. U shndërrua në një akt mbijetese, sinqerisht. Si regjisor, isha në momente që ishin shumë të vështira dhe sfiduese...
Si gjen shpresë në momente të tilla?
Nganjëherë kur humb besimin dhe e kuptoni se diçka nuk do të jetë kurrë e mundur siç e keni ëndërruar, por ju vazhdoni të provoni, pa pritur një gjë rrotullohet dhe gjithçka ri-akomodohet. Dhe pa pritur, ajo që nuk po funksiononte ecën si uji. Kur jeni në një pozitë shumë, shumë të vështirë të një dite dhe jeni shumë i frustruar sepse asgjë nuk po ndodhë si duhet - por nuk dorëzoheni - dhe pa pritur, ajo ndodhë. Kjo është pothuajse një gjë transcendentale.

