Regjisori i filmit horror 'Winnie the Pooh' ka marrë kërcënime me jetë - NACIONALE

Regjisori i filmit horror 'Winnie the Pooh' ka marrë kërcënime me jetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Regjisori i adaptimit të errët të "Winnie the Pooh" thotë se ka marrë kërcënime me jetë për krijimin e filmit horror.

Më poshtë traileri, në rast se nuk e keni parë. Jeni paralajmëruar. Është shkatërrues i fëmijërisë.



Kështu, premisa e "ëinnie the Pooh: Blood and Honey" është në fakt shumë e thjesht.

I braktisur nga Christopher Robin pasi ai rritet dhe humbet interesin për miqtë e tij në "Hundred Acre ëood", Pooh dhe Piglet nisin një gjueti vrastare.

Ne ju thamë se do të shkatërronte fëmijërinë tuaj, apo jo?

Ky film është aq larg nga bota e përkëdhelur e Pooh, Tigger dhe Piglet sa s'mund ta merrni me mend.

Në një foto promovuese, dyshja e antagonistëve grotesk qëndrojnë në mënyrë kërcënuese pas një gruaje të harruar në një xhakuzi.

Mjafton vetëm ai imazh për t'ju krijuar makthe.

Qartazi, marrë parasysh premisën e filmit, ka marrë goxha vëmendje në internet, dhe pritet të performojë mirë sa i përket financave kur të publikohet.

Është publikuar në Meksikë dhe tashmë ka arritur të grumbullojë të ardhura, kështu që ekziston një mundësi e mirë që mund të shndërrohet në sukses financiar.

Aktualisht, suksesi më i madh në zhanrin e horrorit konsiderohet të jetë "Paranormal Activity", i cili grumbulloi 193 milionë dollarë ndaj një investimi 15 mijë dollarësh.

Gjithashtu, ky film vazhdoi të publikonte edhe pjesë tjera duke arritur në shumën e 1 miliard dollarëve të ardhura.

Kjo nënkupton se regjisori britanik, Rhys Frake-ëaterfield, i cili erdhi me idenë, mund të jetë në rrugë të bëhet njeri shumë i pasur.

Nuk ka ardhur pa një çmim, megjithatë.

Ai tha për "AFP": "Shiko, kjo është çmenduri, kam pasur peticione ta ndaloj. Kam marrë kërcënime me jetë.

"Më kanë thënë plot njerëz se kanë telefonuar policinë."

Kjo duket paksa e tepërt vetëm pse jeni të frustruar me një film.

Dhe tashmë ka tejkaluar pritshmëritë e regjisorit, i cili shpresonte se filmi i tij do të ketë ndonjë aventurë mini kinematografike në disa zona.

Tash, ai ia ka vënë syrin numrave të "Paranormal Activity".

"Njëmend besova në ide. Njerëz të tjerë nuk besuan... dhe tash po ia dal mirë," shtoi regjisori.


Nëse aludojmë se filmi pritet të performojë mirë, ekzistojnë plane të ribëhen klasikë të fëmijërisë.

Frake-ëaterfield ia ka vënë syrin pjesës së dytë të këtij filmi, derisa dëshiron të vazhdojë me storien e "Peter Pan" dhe "Bambit".

Ai shpjegoi: "Një person dje më tha literalisht: 'A i dëshiron një milion për ta bërë një film? Thjesht ma trego konceptin dhe ne do ta vazhdojmë.'

"Kjo është shumë e vështirë ta sigurosh. Është e vështirë të gjesh fonde për film, por njerëzit kanë filluar të mundohen të ndërveprojnë njëmend."

Imagjinoni reagimet që do t'i marrë për këta filma.

Lajme të ngjashme