R Kelly më në fund mund të dënohet për videon famëkeqe ku kryen marrëdhënie me fëmijë - NACIONALE

R Kelly më në fund mund të dënohet për videon famëkeqe ku kryen marrëdhënie me fëmijë

3 vjet më parë

nga Burim Pacolli

Pasi u shpall i pafajshëm ng anjë juri për imazhe të abuzimit seksual më 2008, një gjykim i ri është vendosur për R. Kellyn rreth përfshirjes së tij në krijimin e një video xhirim famëkeq.

Këngëtari doli i pa lagur nga një rast federal për krim seksi në Nju Jork katërmbëdhjetë vjet më parë, pavarësisht se videoja tmerruese u prezantua në dhomën e dëgjimit.

Në video shihet Robert Sylvester Kelly (R. Kelly) duke sulmuar seksualisht dhe duke urinuar mbi një vajzë, e cila u zbulua se ishte vetëm 14-vjeçare.

Gjykimi i ri - që pritet të fillojë të hënën (15 gusht) - do të fokusohet në video xhirimin, falë bashkëpunimit me viktimën, e cila mungoi 14 vite më parë.

R. Kelly dhe dy ish-punonjësit e tij mohojnë akuzat.

Këngëtari tash veç po përballet me 30 vite burgim për një mori akuzash për krime seksuale, të kryera ndër dekada.

Aq joseriozisht u morën mediet me video xhirimin, sa që madje edhe u përdorë në një skeç të vitit 2003 nga Dave Chappelle.

"Gjëja më e rëndësishme në lidhje me këtë gjyq është të theksohet padija e drejtësisë që ishte gjyqi i Prokurorit të Shtetit të Cook County në vitin 2008," i tha 'BuzzFeed', Jim DeRogatis, gazetari i Çikagos që shpërtheu historinë rreth kasetës për 'Chicago Sun-Times' në 2002.

Në përgjithësi, Kelly do të paraqitet me 13 akuza në gjyq, i cili përfshin akuzat për marrjen e imazheve të abuzimit me fëmijët dhe pengimin e drejtësisë.

Steven Block, një ish-asistent avokati në Çikago, tha se Departamenti i Drejtësisë ka udhërrëfyes strikt për atë kur vendos të dënojë dikë me një krim federal, pasi ata tashmë janë shpallur të pafajshëm për krimin ekuivalent.

“Ka të ngjarë që, duke pasur parasysh pretendimet për pengim në rastin e vitit 2008 dhe rrethanat e ndryshuara me viktimën e supozuar, prokurorët ishin në gjendje të shfaqnin një interes të bindshëm për të ngritur akuza federale”, tha Block.

Megjithatë, DeRogatis vuri në pikëpyetje vlerën e ecjes përpara me një tjetër gjyq në Çikago pas dënimit në Nju Jork. Kjo për shkak se Kelly, i cili tashmë është në mesin e të 50-ave, ka të ngjarë të kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave edhe pa një dënim në çështjen e Çikagos.

“Çfarëdo që të jetë e pazgjidhshme te kjo çështje, nuk janë ato që duhet të lidhen me të vërtetën”, shtoi DeRogatis.

"Unë mendoj se thjesht do të jetë jashtëzakonisht traumatizuese për të gjithë të përfshirët".

Lajme të ngjashme