Prapaskenat fascinuese gjatë xhirimeve të "The Shining", po i rrëqethin fansat
Prapaskenat e xhirimeve të filmit ikonik "The Shining", po i rrëqethin fansat, pasi evidentohet puna e jashtëzakonshme për krijimin e skenës ikonike të filmit.
Filmi nga Stanley Kubrick i vitit 1980, i cili konsiderohet kryevepër absolute, është horror-psikologjik që doli të ishte një prej roleve definuese të aktorit Jack Nicholson.
@rhiannonelizabethirons Behind the scenes of The Shining with Stanley Kubrick and Jack Nicholson. #TheShining #BehindTheScenes #MovieMaking #Filmmaker #StanleyKubrick #JackNicholson #ShelleyDuvall #Classic ♬ original sound - Rhiannon Elizabeth Irons
Filmi tregon shkrimtarin aspirues, Torrance, i cili dërgon familjen e tij në "Overlook Hotel" në Kolorado, për t'u përkujdesur për ndërtesën përgjatë sezonit të dimrit.
Nuk kalon shumë kohë dhe shëndeti mental i Jack përkeqësohet, derisa mundohet të sulmojë gruan Wendy (Shelly Duval) dhe birin Danny (Danny Lloyd).
Një sekuencë afër fundit të filmit tregon Wendyn duke burgosur Jack në një dhomë frigoriferi, por Jack zbulon se është një hap para saj.
Shfrytëzuesja e TikTok-ut, Elizabeth Irons publikoi pamje të prapaskenave duke shkruar: "Jack ende më jep të rrëqethura!"
Dhe duket se shumë të tjerë ndihen njëjtë, pasi panë regjisorin Kubrick të shtrirë në dysheme nën Nicholson derisa aktori kryesor humb kontrollin nga prapa derës - duke admiruar sa larg shkoi dyshja për ta kapur skenën nga një kënd i vështirë kamereje.
"Fascinuese të shohësh prapaskenat", komentoi një person.
Një tjetër tha: "Gjeniale. Ky film është kryevepër dhe Jack Nicholson është aktor i jashtëzakonshëm".
I treti shkroi: "Ende më jep rrëqethje. Nicholson është mjeshtër në kraftin e tij".
I katërti shtoi: "Çfarë aktori i mahnitshëm është. Këndi që Kubrick përdorë shton në ngazëllimin psikologjik".
Pamjet vijnë nga "The Making of the Shining", një klip i prapaskenave i krijuar nga bija e Kubrick, Vivian, e cila ishte publikuar gjithashtu në vitin 1980.
Në tetor, ishte konfirmuar se ish kolegia e Nicholson te "The Shining", Duvall do të rikthehet në ekranin e madh pas dy dekadave.
Paraqitja e saj në "The Shining" fillimisht kishte marrë kritika negative, por së fundmi ajo po vlerësohet lart për rolin.
Duvall do të luajë tash në filmin e pavarur horror-thriller, "The Forest Hills", i cili është shkruar nga regjisori Scott Goldberg dhe ndjek një burrë i cili është i tmerruar nga vizionet e frikshme pasi pësoi një lëndim në kokë gjatë një kampingu në mal.
Ajo do të luajë rolin e nënës së karakterit "mentalisht dhe emocionalisht të shqetësuar", Rico, i cili do të portretizohet nga Chiko Mendez.
Kasta e aktorëve gjithashtu përfshinë yllin e Terminator 2, Edward Furlong dhe Dee Wallace, derisa Scott Hansen është producent.
"Shelley kontriboi në 'The Shining' që të dilte kryevepër absolute duke dhënë të gjtiha, dhe duke performuar në një mënyra që tregon frikën dhe horrorin e një nëne në izolim", tha regjisori Goldberg për "Deadline".

