Me t'u publikuar, seriali i ri në Netflix parakalon "Stranger Things" në shikueshmëri - NACIONALE

Me t'u publikuar, seriali i ri në Netflix parakalon "Stranger Things" në shikueshmëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Seriali i ri, "Wednesday" ka parakaluar "Stranger Things" në krye të frontit të Netflix.

Platforma transmetuese ka zbuluar se seriali i ri komik tash mban rekordin për më së shumti orë shikueshmërie për një serial në gjuhën angleze.

Plot 341.2 milionë orë është shikuar prej kur ky serial u publikua javën e kaluar.

Mos të përmendim, është aktualisht numri 1 në 83 vende të ndryshme.

"Wednesday" zyrtarisht ka larguar nga primati sezonin e katërt të "Stranger Things", i cili më herët mbante rekordin me 335.01 milionë orë nga 30 maji deri më 5 qershor.

Sidoqoftë, rekordi i të gjitha kohëve mbahet nga "Squid Game" (serial korean), duke arritur numrin sylotues prej 571.8 milionë orëve të shikuar në debutimin e tij në platformë.

"Wednesday" flet për një vajzë 16-vjeçare goth, e cila merr pjesë në "Nevermore Academy" ndërsa përpiqet të zotërojë aftësinë e saj psikike për të zgjidhur një mister vrasjeje që ndodhi më shumë se dy dekada më parë.

Tentativat e saj për të përvetësuar aftësitë e saj psikike, tërheqin një zinxhirë vrasjesh monstruoze që ka terrorizuar banorët lokal, dhe të zgjidhë misterin e mbinatyrshëm që përfshiu prindërit e saj 25 vjet më parë - të gjitha gjatë lundrimit në marrëdhëniet e saj të reja dhe shumë të ngatërruara në "Nevermore".

Jenna Ortega është karakteri kryesor, derisa paraqitet edhe Catherine Zeta-Jones si Morticia Addams, Luis Guzman si Gomez Addams dhe Isaac Ordonez si Pugsley Addams.

Sidoqoftë, nuk është se po then vetëm rekorde shikueshmërie; seriali mori një vlerësim të lart edhe në “Rotten Tomatoes”.

Kritikët e kanë vlerësuar atë me 71%, derisa ka marrë 86% vlerësime pozitive në rezultatin e audiencës.

Tim Burton, i cili është në krye të produksionit, së fundmi dha një intervistë për "Empire Magazine" ku foli për inspirimin e tij për krijimin e serialit.

Ai u shpreh për gazetën: "Thjesht foli për mua se si jam ndjerë në shkollë dhe si ndihesh për prindërit, si ndihesh si person. I dha familjes Addams një lloj tjetër realiteti. Ishte kombinim interesant".

Ai shtoi: "Më 1976, shkova në mbrëmjen e maturës së shkollës së mesme. Ishte viti kur Carrie u lansua. Ndihesha si Carrie mashkull në maturë. E ndjeva atë ndjesi që duhet të jesh aty por të mos jesh pjesë e saj".

Ai vazhdoi: "E dini, Wednesday dhe dhe unë kemi të njëjtin këndvështrim për votën. Po të kishte qenë në maturë më 1976, ndoshta regjisori nuk do të ndihej aq i vetmuar".

Lajme të ngjashme