Po shkëmbej mesazhe seksi me gruan e vëllait të vdekur - po na pëqlen të dyve, a duhet të ndalojmë?
Artikull i përkthyer nga "The Guardian"
Ajo thotë se më dëshironte për dekada, derisa unë më në fund po e shijoj jetën pas një marrëdhënie abuzie. A do të gaboja të nxitja mundësinë e lumturisë?
Jam burrë në të 50-at e vonshme, i cili së fundmi ka dalë nga një marrëdhënie abuzive. Vëllai im vdiq vitin e kaluar dhe, pasi familjet u bashkuan, e veja e tij më erdhi shumë fuqishëm. Pas kaq shumë momenteve jo të lumtura, më pëlqeu vëmendja, që përfundoi me disa lojëra seksi dhe, pasi u kthyem në shtëpitë tona në vende të ndryshme, mesazhe seksi shumë intensive. Ajo thotë se më ka dëshiruar për "dekada", por unë thjesht nuk di çka të mendoj për këtë. Është e qartë se ajo do më shumë nga unë. Edhe pse unë lumturohem në shoqërinë e saj, ndjehem e relaksuar në prezencën e saj dhe kam shijuar lojërat seksuale dhe mesazhet seksi, nuk kam idenë çka të bëj në vazhdim. Asnjëri prej nesh nuk e ka idenë si mund të reagojnë familjet tona po ta kuptojnë çka kemi bërë. Kjo me një anë, jetojmë aq larg njëri-tjetrit sa do të ishte e vështirë ta bëjmë të zgjasë marrëdhënia. Si mund diçka të të jap ndjesinë e rehatisë kaq të madhe dhe të drejtë, por në të njëjtën kohë aq e gabuar dhe e paarritshme.
Përgjigja e psikoterapeutes Pamela Stephenson Connolly
Kur erotizmi zhvillohet mes dy personave mund të ketë arsye nënvizuese - për të mbajtur lidhje me personin i cili së fundmi vdiq. Nuk është e pazakontë që ndjesitë e tilla të ngjallen, dhe shkëndija seksuale gjithmonë nxitet nga diçka që është e ndaluar. Në fakt, çdo pengesë që e ke përmendur po e ngrit nxehtësinë e kësaj marrëdhënie. Kuptoj se familja mund të mos e pranojë (dhe kjo vet shton pasionin) por në realitet, ku është pengesa? Qartazi po ju bën të dy ju të ndiheni më mirë - të paktën në baza afatshkurte.
