Pjesa e dytë e Avatar-it ende nuk është përfunduar, edhe pse do të lansohet muajin e ardhshëm - NACIONALE

Pjesa e dytë e Avatar-it ende nuk është përfunduar, edhe pse do të lansohet muajin e ardhshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avatar: The Way of Water ende nuk ka përfunduar, pavarësisht faktit se muajin tjetër është vendosur data zyrtare e lansimit, sipas yllit Sam Worthington.

Po, kemi pritur plot 13 vite për pjesën e dytë dhe duket sikur regjisori James Cameron është i vendosur ta bëjë këtë pritje t'ia vlejë pasi ende po punon në të.

Gjatë një paraqitjeje së fundmi në The Project, aktorët Worthington dhe Cliff Curtis zbuluan një zhvillim të vogël rreth statusit të filmit.

Worthington, i cili luan Jake Sullyn në film, tha: "Ironia është se Jimi ende po punon në të... mora një email. Ai është ende në Zelandë të Re, ende ka një orë apo pesë javë për ta bërë që të shfaqet.

"Tingëllon çmenduri, pasi ka kaluar kaq shumë kohë, por kështu funksionon - ai është perfeksionist".

Nuk është e qartë kur Worthington pranoi emailin, ose edhe për sa kohë pretendon të punojë Cameron në film - por është e rëndësishme në këtë pikë të ceket se nuk ka pasur njoftime për ndonjë shtyerje të datës së paralajmëruar për publikim.

Sidoqoftë, Worthington nuk është personi i parë që potencon se krijuesit e filmit po punojnë deri në momentin e fundit në këtë projekt.

Deri muajin e kaluar, kohëzgjatja e filmit ende nuk ishte vendosur, pasi editimi ende po vazhdonte.

Duke folur për procesin e gjatë e të lodhshëm në krijimin e filmit, Cameron tha për The Times: "Kur u ula me skenaristët për të filluar Avatar 2, u thashë se nuk mund ta bëjmë të dytin derisa ta kuptojmë pse eci kaq i mirë i pari. Duhet ta gjejmë kodin të asaj çfarë dreqin ndodhi.

"I dyti është tematik. Çka po mundohet të tregojë filmi? Por Avatari gjithashtu duket në nivelin e tretë, ndërgjegja. Shkrova një skriptë të tërë për filmin, e lexova dhe e kuptova se nuk kaloi në nivelin e tretë. Boom. Fillo përsëri. Kjo më mori një vit".

Edhe pse ende nuk e kemi parë filmin e dytë, i treti, katërti dhe pesti tashmë janë konfirmuar. Shpresoj se nuk do të na duhet të presim 13 vite mes tyre, megjithatë, ëh?

Avatar: The Way of Water lansohet më 16 dhjetor në kinematë britanike.

Lajme të ngjashme