Party me brina, kamping në vreshta - NACIONALE

Party me brina, kamping në vreshta

4 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Me fjet në kamp në shatora mes vreshtave dhe me dalë në mengjes me ecë mes vreshtave janë dy gjëra që nuk i kam bërë më herët. Falë “Hardh Fest” vreshtat mund t’i njihni në një mënyrë krejt tjetër. Megjithatë, kam dhënë dorëheqje të arrijë të hetoj dallimin mes vererave

Është nata e dytë në “Hardh Fest”. Jam më i lodhur prej natës së parë. Megjithatë kjo më jep mundësi që të dale përtej fushës së koncertit të festivalit. Andaj vendosi të dalë të endem nëpër stendat e rakisë dhe verarëve që janë për rreth. Befasohem me disa prej prodhimeve sikurse “Kosova ëine” apo “Daka” por më pas shijoj “Dashni me brina” një liker i prodhuar nga kombinime të shumë erëzve te ndryshme. Ka pak shije të ëmbël mjalte, pastaj të jep shije limoni tropikal dhe pak djegës sikur të kishte speca. është një kombinim përfekt me një mot me temperatura të nxehta. “Dashni me brina” është prodhim i “Vidasus” dhe nëse jeni në “Hardh Fest” e gjeni tek stenda e “SyRrush”. Kësisoj për nga pijet përfundon nata, vendosi për këtë pije (pasi edhe kombinohet me akull).

Teksa në skenë dëgjohej “Moj Bjondinë me sytë e zi” një këngë e njohur e bendit “TNT” që u rikthye në “Hardh Fest” pas 2019-s vendosi të nisem drejt kampit. është i vendosur anash “kështjellës së Stone Castle” kompania e njohur së verarve nga Suhareka. Në murin e saj janë projektuar pamje vizuale të trashëgimisë kulturore të bërë përmes teknikës “3D maping” që vizuelizon pamjet në bazë të objektit.

Kam provuar të flej në shatora në kampingje të ndryshme, në plazh në male por asnjëherë në fusha anash vreshtave. është një tjetër eksperiencë edhe për shkak të pamjes por edhe për shkak të temperaturave. Eksperiencë që mund ta provoni nëse vini në “Hardh Fest”. Në mëngjes është lagështi më e madhe sesa zakonisht dhe zgjohem e vendosë të dalë për ecje. Meqënse vreshtat janë afër shatorit ku kam fjetur vendosi të dalë për ecje nëpër vreshta. është ndjesi fenomenale me ecë mes vreshtave me aq shumë rrush dhe më pas takon punëtorë të vreshtarisë. Në biseda me ta kupton për llojet e rrushit.

“Mos ha atë lloj se hala su pjekë”, më thotë një nga ta, duke më shpjeguar më vonë se rrushi me kokrrat më të vogla dhe më të dendura janë më shumë për raki.Ai piqet më vonë. Rrushi me kokrra me të mëdha dhe më pak i dendur piqet më shpejt dhe më shumë për t’u ngrënë. Problemi qëndron se kur je mes vreshtave me gjithë atë rrush, ngopesh shpejt. Dhe pas ngopjes edhe humb interesimi për llojet e tyre. Kësisoj vendosë të kthehem në kamp dhe të dalë tek hapësira e festivalit. është dita e fundit e “Hardh Fest” të dielën dhe dita sa ka filluar.

Lajme të ngjashme