“O hajde luj qyqek” në një “techno party” në Athinë, është krejt çka ju duhet për të dalë sonte - NACIONALE

“O hajde luj qyqek” në një “techno party” në Athinë, është krejt çka ju duhet për të dalë sonte

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është e “preamte” siç thotë në një video të famshme Halil Kastrati dhe shumica nga ju, po bëheni gati për një fundjavë me party. Nëse jeni fansa të muzikës elektronike, sigurisht e njihni “Boiler Room” një platformë online e muzikës elektronike që organizon “party” në të gjitha vendet e botës. Së fundmi ata organizuan një “rave party” në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë, ku lëshuan muzikë disa nga Dj-të më të njohur atje. Një nga ta ishte edhe “Goro” i njohur si “Balkan Prince” (Princi Ballkanit) i cili lëshoi një set elektronik të miksuar me muzikë tradicionale ose popullore të Ballkanit.

Në një moment, në fund të setit të tij prej gati 1 ore, ai lëshon diçka që siç shihet në videon e ndejes, askush se priste. Goro lëshoi papritmas një këngë të njohur të dasmave ose të muzikës live-tallava në Kosovë. Kënga “Hajde luj qyqek” është e kënduar origjinal nga Ylli Demaj dhe Yllka Kuqi dhe është lansuar në vitin 2018. I ka mbi 2 milion shikime në Youtube.

DJ Goro ishte duke lëshuar disa ritme drum&bass teksa për një moment e ndërron krejt lojën duke lëshuar hitin kosovar: “O dhezi qato drita, Se qet nat e prita, Pe kallim sonte, Se na ka ardh dita”.

Audienca në atë moment shpërthen në vallëzim dhe ritmit të fortë të kësaj këngë nuk i reziston as vet DJ. Turma pas tij duket se për 2 minuta u kënaq me këtë këngë e cila është duke shkuar viral në grupet e ndryshme që i dedikohet muzikës elektronike.

Shijojeni klipin e veçantë.

Ose shijojeni krejt setin e GORO.

Lajme të ngjashme