Nuk mund të prishem në qetësi dhe shqetësohem se fëmijët mund të më dëgjojnë
Artikull i përkthyer nga 'The Guardian'
Jam grua e martuar në të 50-at e mia dhe shijoj një jetë seksi të kënaqshme dhe aktive. Fatkeqësisht, nuk mund të prishem më pa bërë shumë drama, përfshirë rënkimet, frymëmarrjet e zhurmshme, madje edhe duke qarë dhe duke bërtitur. Kemi fëmijë tinejxherë dhe shqetësohem për turpin që mund t'ua shkaktoj. A mendon se ndikohen? Dhe a ke ndonjë këshillë si të bëj seks më të qetë?
Në vend se të shmangni përgjigjen e natyrshme, mund të jetë më e mirë të bëni atë që shumë njerëz bëjnë kur kanë familje - të gjejnë kohë për seks në kohën kur fëmijët nuk janë në shtëpi, ose të gjejnë lokacione alternative. Disa nejrëz besojnë se seksi duhet të jetë spontan, dhe nuk mund ta planifikojnë, por në fakt, të bësh përgatitje mund ta përmirësojë eksperiencën.
Në rastin tënd do të ishte shumë e mençur, pasi shqetësimi juaj për këtë sugjeron se ti tash po e lidhë kënaqësinë seksuale me ankthin për fëmijët tuaj, gjë e cila mund të ndikojë negativisht në përgjigjen tënde seksuale.
Në situata të caktuara, një përvojë erotike në fakt mund të përmirësohet kur ka një pengesë, siç është mundësia që dikush t'ju dëgjojë - por kjo do të ishte e papërshtatshme këtu.
Gjeneralisht, derisa nuk është gjë e keqe që fëmijët të vetëdijësohen për jetën seksuale të prindërve, ekziston një mundësi që ata të ndihen jo rehat rreth kësaj dhe t'iu gjykojnë ose kundërshtojnë nëse e zbulojnë në mënyrën e gabuar.
