Nuk kam bërë seks për pesë vite me gruan - krejt çka bëjmë është të puthemi në buzë, çka të bëj? - NACIONALE

Nuk kam bërë seks për pesë vite me gruan - krejt çka bëjmë është të puthemi në buzë, çka të bëj?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jam burrë i martuar me tre fëmijë dhe kam qenë me gruan për gati 18 vjet.

Në fillim të marrëdhënies kishim një jetë seksuale të lumtur dhe përmbushëse - nuk do të thosha se është Kama Sutra nivel por bënim qejf.

Mirëpo, prej kur kemi bërë fëmijë, intimiteti ka ndaluar. Për herë të fundit kemi bërë seks pesë vite më parë dhe këto ditë krejt çka bëjmë është të puthemi thjesht në buzë. Nuk e di ku të filloj e ta rregulloj marrëdhënien ose nëse madje duhet të mundohem. A është e mundur të jetojmë bashkë pa atë element të marrëdhënies? Së fundmi është e qartë se jemi të frustruar dhe grindemi me njëri-tjetrin për gjër atë vogla. Frikësohem se hapja e bisedës do të rezultojë me një sfidë më të madhe. Gjëja e fundit që dua është të ndahemi.

Përgjigja e Pamela Stephenson Connolly nga The Guardian


Ju jeni mirë i artikuluar dhe e dini çka doni e çka nuk doni, por gjërat nuk do të përmirësohen pa u treguar i guximshëm. Ndoshta jeni të frikësuar se njëri apo të dy ju mund të nervozoheni dhe të ofroni ultimatum. Mundohu t'i qasesh biedës me mirësjellje, duke i shmangur tendencat dhe paragjykimet e fajësimet. Njerëzit rrallë ndjejnë përbuzje kur partneri shpreh ndjenjat e vërteta (ndryshe për mendimet dhe gjykimet) dhe qartazi pyet për një ndryshim specifik. Merreni hap pas hapi. Për shembull, fillimisht mund të thuash: "Të dua shumë dhe vlerësoj martesën, por kam qenë duke u ndjerë i trishtë dhe jam mbushur me mall për një aspekt të vlefshëm të marrëdhënies tonë që disi ka humbur. A do të pajtoheshe që të paktën ta diskutojmë këtë? Të lutem më ndihmo të kuptoj". Pastaj dëgjo me vëmendje çka do të thotë ajo. Ky problem nuk do të zgjidhet shpejt, por nëse ju të dy mund t'i ndani ndjenjat do t'iu ndihmojë drejt një mirëkuptimi dhe zgjidhjeje.

Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste me bazë në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale.

Lajme të ngjashme