Një film i ri horror që po quhet 'Blair Witch për gjeneratën e TikTokut' po bën bujë në internet - NACIONALE

Një film i ri horror që po quhet 'Blair Witch për gjeneratën e TikTokut' po bën bujë në internet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një film i ri horror po shkakton stuhi në industri, derisa është etiketuar si "Blair Witch i gjeneratës së TikTokut".

Shikoni trailerin më poshtë.

Deadstream është i disponueshëm për shikim në shërbimin abonues amerikan, Shudder, dhe mund të shikohet edhe në Amazon Prime.

Filmi është vlerësuar lart nga fansat dhe kritikët, derisa ka marrë një vlerësim impresiv prej 91% në Rotten Tomatoes.

Deadstream ndjek Shawn Ruddy (Joseph Winter), i cili mundohet të rikthejë ndjekësit e tij në internet, pasi një situatë kontraverse ndikoi që ai të humb shumë prej tyre.

Në tentativë për t'i rifituar fansat, Shawn kalon një natë i vetëm në një shtëpi me aktivitete paranormale dhe e transmeton direkt eksperiencën e tij në internet.

Mirëpo, kur ai kalon në anën e kundërt të durimit të shpirtit pushtues, Shawn mbetet duke luftuar për më shumë se thjesht fansat e tij.

Përkrah Winter, Melanie Stone luan rolin e Chrissy, derisa gjithashtu ishte producente e filmit.

Winter po ashtu pati rol në regji së bashku me gruan, Vanessa Winter, derisa Jared Cook kompletoi ekipin e produksionit.

Novelisti i horrorëve, Graham McNeil lavdëroi filmin, duke e përshkruar madje si "Blair Witch për gjeneratën e TikTokut".

Duke shkruar në Twitter, ai tha: "Djema, Deadstream është horror tundues me xhirim të gjetur. Blair Witch për gjeneratën e TikTokut, me disa efekte praktike, trishtime të pranueshme, dhe qeshje të mira. Ia vlen të shikohet".

Rafael Motamayor për Indiewier pati lavdata të ngjashme për Deadstream.

Ai shkroi: "Me një skriptë të mprehtë të sjellur në jetë nga një aktor fantastik, dhe efekte të tmerrshme krijesash, ky është një horror-komedi që dëshiron në rotacionin e përvitshëm të Halloweenit".

Ndërkohë, Leslie Felperin për The Guardian tha: "Ky horror komik nuk ka tendenca dhe kërkon të tallet rrotull, por në mënyrën e vet është versioni Gen Z i Blair Witch Project".

Njëjtë si kritikët, fansat kanë lavdëruar filmin, po ashtu - me shumë prej tyre që shfrytëzuan rrjetet sociale për të shprehur mendimet.

Një person tha: "Sapo e përfundova Deadstream. Ky ishte një film qesharak, shumë mirë i bërë".

Një i dyti shtoi: "Deadstream është i jashtëzakonshëm, një film madhështor që pavarësisht buxhetit të ulët, ka sukses në gjithçka që pretendon, edhe me horrore edhe me humor".

Një i treti tha: "Sapo e përfundova Deadstream, si filmi im i fundit i tetorit".

Derisa një tjetër shtoi: "Deadstream bën atë që horror-komedia bën më së miri; futet në absurditetin natyral të çfarëdo situate të mundshme".

Lajme të ngjashme