Niset peticioni në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi për ndryshimin e Standardit të Gjuhës Shqipe - NACIONALE

Niset peticioni në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi për ndryshimin e Standardit të Gjuhës Shqipe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy prej folësve dhe ithtarëve të dialektit gegë të gjuhës shqipe, Primo Shllaku dhe Migjen Kelmendi, kanë nisur një peticion për ndryshimin e rregullave të gjuhës tonë. Çka thotë ky peticion?

Kongresi i Drejtshkrimit ka shënuar 50 vjetorin gjatë muajit të kaluar. Por, ai po konsiderohet – me shumë të drejtë – se nuk iu përgjigjet kërkesave të folësve dhe shkruesve të gjuhës shqipe. Ai kongres – që diktoi mënyrën se si shkruajmë e flasim – besohej edhe që ishte i ngarkuar ideologjikisht.

Enver Hoxha ishte aty. Profesor Dhimitër Shuteriqi me të tjerë e pranonin që standardi bazohej në dialektin jugor (toskërishten) që flitej prej diktatorit. Por, asgjë s’ka ndryshuar deri tash.

Peticioni i re nga Primo Shllaku dhe Migjen Kelmendi do t’i niset krerëve shtetërorë institucionalë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Qëllimi është pikërisht që të ndryshohen rregullat e gjuhës shqipe, vetë gjuha shqipe ashtu siç e kuptojmë në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të kohës.

Cilat janë arsyet?

Peticioni quhet “Për një gjuhë shqipe të përbashkët” dhe synin pikërisht një gjuhë shqipe të përbashkët. Mangësitë e standardit janë heshtur përgjithësisht, por megjithatë janë përmendur shumë arsye të tjera.

“ ...edhe në planin praktik në Shqipni konstatohet se standardi i vjetit 1972 nuk iu përgjigjet më kërkesave të përdoruesve të gjuhës ndaj mësë shumti asht braktisë prej tyne.” – thuhet në këtë letër që është shkruar në dialektin gegë nga dyshja e lartpërmendur.

“E nga ana tjetër në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e në Malin e Zi për shkak të shkëputjes së trojeve shqiptare prejt trungut të Shqipnisë e të përfshirjes së tyre në formacione të tjera shtetërore gjuha shqipe e përdorur nga popullsia shqipfolëse ka pësuar ndryshimet e veta, ndikuar edhe nga gjuhët zyrtare pararendëse në shtetet respektive.” – thuhet më tej.

Shllaku me Hoxhën kanë kërkuar edhe ngritjen e një komisioni ndërshtetëror me ekspertë të fushës për hartimin e rregullave të reja “për një gjuhë shqipe të përbashkët”.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës së fundi kanë bërë një nismë për hartimin e një fjalori të plotë të gjuhës shqipe. Sidoqoftë, asnjëra prej akademive nuk ka përkrahur deri tash përpjekjet e vazhdueshme për ndryshimin e standardit të gjuhës shqipe.

Deri tash, gati 1000 njerëz e kanë nënshkruar peticionin në fjalë.

Më poshtë e keni edhe një kronikë të vitit 1972 për Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe:

Lajme të ngjashme