Nga Skenderbeu tek Adem Jashari - Patriotët më të njohur shqiptarë sipas Intelegjencës Artificiale - NACIONALE

Nga Skenderbeu tek Adem Jashari - Patriotët më të njohur shqiptarë sipas Intelegjencës Artificiale

1 muaj më parë

nga Vullnet Krasniqi

Ka disa muaj që kam eksperimentuar me një nga platformat më të përdorura dhe të komentuara në internet sa i përket manipulimit përmes Intelegjencës Artificiale. Një nga këto platforma është “midjourney” që ekzekutohet përmes platformës tjetër “Discord”. Disa prej tyre mund t'i keni parë tek podcastat e Nacionales.

Nuk mundem tua sqaroj sesi ta përdorni, sepse edhe vet mezi i kam rënë në fije. Por nuk është edhe aq e zorshme. Ka opsione të panumërta sesi mund të krijosh piktura, grafika e dizajne të ndryshme vetëm duke shkruar fjalët që dëshiron t’i vizualizosh. Por një opsion tjetër është edhe manipulimi me fotografi dhe krijimi në formë pikture apo vizatimi.

Meqënse sot me 29 nëntor ende tema kryesore janë personalitete patriotike, i kam zgjedhur ata që nuk jetojnë më. Disa prej tyre duken më të vërtetë qesharake në pamje, e të tjerët më realistik sesa fotografitë që ekzistojnë. Ja disa prej tyre:

Gjergj Kastrioti Skenderbeu

I lindur në vitin 1405, Skënderbeu është personaliteti kryesor i nacionalizmit shqiptar. Ai njihet për qëndresen e tij kundër invazionit ushtarak të Perandorisë Osmane, e cila nuk arriti të pushtonte tokat nën zotërim të Skënderbeut deri në vdekjen e tij në vitin 1468. Skenderbeu ishte figura udhëheqëse e Kuvendit të Lezhës.

Ismail Qemaili

Ismail Qemali ishte patriot shqiptar, që në vitin 1912 ishte prijësi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. I njohur për diplomacinë e tij, Qemali udhëhoqi me Shqipërinë shkurtimisht dhe vdiq në vitin 1919 në Itali.

Isa Boletini

Isa Boletini është nga figurat ushtarake më të shquara të Kosovës. Ai ishte një nga kryengritësit shqiptar që mori pjesë në lëvizjen kombëtare për shtetformim. Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ai u vra së bashku me disa familjarë të tij në Mal të Zi.

Hasan Prishtina

Hasan Prishtina është ndër figurat më intelektuale të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai mbahet mend për aktivitetin e tij patriotik, duke themeluar Komitetin për Mbrojtjen e Kosovës. Një fakt interesant: është kryeministri më jetëshkurtër i Shqipërisë, duke e udhëhequr vetëm për ca ditë qeverinë shqiptare.

Anton Çetta

Anton Çetta ishte një albanolg i njohur, që mblodhi pjesë të folklorit e të cilat i botoi në kuadër të studimeve albanologjike. Por z.Çetta mbahet mend për nismën për pajtimin e gjaqeve, duke e bërë atë një figurë popullore e të respektuar ndër shqiptarët e Kosovës.

Adem Jashari

Adem Jashari gjërësisht njihet si komandanti legjender i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftes, shteti i Kosovës e emëroi një medalje presidenciale në emër të tij, e që e mban titullin "Urdhri Luftëtar i Lirisë Adem Jashari".

Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova ishte lideri i pakontestueshëm i Kosovës gjatë viteve 90-ta. Përveç kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rugova ishte edhe presidenti i Kosovës gjatë okupimit serb dhe pas luftës.

Adem Demaçi

Adem Demaçi njihet si simbol i rezistencës kosovare, për shkak të 28 viteve të kaluara në burgjet e ish-Jugosllavisë. Për qëndrimet dhe luftën e tij për të drejtat e njeriut, Demaçi u nderuar me çmimin "Sakharov", të cilin çmim e fitoi edhe Rugova.

Lajme të ngjashme