Nga Prishtina në Prizren, prej Gjakovës në Ferizaj - cilat janë festivalet që mbahen këtë verë në Kosovë - NACIONALE

Nga Prishtina në Prizren, prej Gjakovës në Ferizaj - cilat janë festivalet që mbahen këtë verë në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Melisa Lajqi

Pandemia na ka dhënë mundësi për të rimenduar të ardhmën e kulturës në Kosovë. Këto janë ngjarjet kulturore dhe artistike që do të ringjallin vendin tone këtë verë, ne varësi të qyteteve të ndryshme.

Prishtinë

Zhvillimi i kulturës dhe aktiviteve artistike ka pa më së shumti dritë në kryeqytet. Festivali muzikor Sunny Hill Festival, , pritet të bëhet festivali më i madh ndërkombëtar në rajon. Ai do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë, me datën 4 deri në 7 Gusht. Edicioni i këtij viti përbëhet nga shumë artistë ndërkombëtarë si reperi britanikë Skepta, legjenda e muzikës elektronike Diplo, këngëtari I reggeaton kolumbianë J. Balvin që nuk u ndal të bëri hite me muziken e tij si “Mi gente”, që vazhdimisht lëshohet në cdo klub të qytetit. Ne e dimë se festivali do të jetë një sukses pasi biletat prej 70 euro dhe ato prej 100 euro janë shitur të gjitha. Bileta aktuale kushton 120 euro për 4 ditë.

Po ashtu, ngjarja kryesore e artit që po vjen këtë verë në Prishtinë është bienalja Evropiane “Manifesta”. Ky event përmbanë një program 100-ditor të artit, shfaqjeve, ngjarjeve dhe workshops me qëllim të fuqizimit të qyterarëve për të rimarrë hapësirën publike. Qellimi është “Zhvillimi i perspektivave te ndryshme për kulturën, artin bashkëkohor, zhvillimin urban, politikat socio-kulturore, të lidhura me kontestin e Prishtinës, duke marrë parasyshë këndvështrimet e ndryshme të personave dhe komunitetëve të ndryshme në përgjithësi” Ky event do të përmbahet nga 102 pjesëmarrës, në 25 vende, hapsira publike të ndryshme. Po ashtu përmbanë 55 ndërhyrrje dhe do te zgjasë 100 ditë.

Një nga eventet më unike “Street Party” dhe, më ndryshe se sic kemi parë më herët, do të ndodhë në muajin gushtë (E cila u shty për një datë të pacekur akoma.) Ky edicion I 3-të I Street Party do të mbahet në një rrugë publike ku rruga do të mbyllet (rruga Fehmi Agani). Qëllimi është bashkimi I artistëve dhe inovatorëve në një ambient muzikor për të promovuar krijimtarinë, takimin dhe shkëmbimin permes atyre me interesa të njejta dhe në përgjithësi, artin në Prishtinë.

Prizren

Kultura nuk ndodhë vetëm në kryeqytet, qytetet e tjera janë gjithashtu të përfshira në kulturë. Si përshembull festivali më I madhë I filmit në Kosovë, Dokufest, do te mbahet në Prizren, po ashtu në qytetin më të bukur të vendit tonë. Për këtë edicion t 21-të, një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmash të zgjedhur me dorë nga e gjithë bota na pret. “Pjesë e 9 ditëve të festivalit janë edhe dokumentarë, ekspozita fotografike, debate, master classe dhe evente të gjalla muzikore.” Gjatë këtij festivali, rikthehet po ashtu edicioni I 9-të I Doku.Tech, ku mbledhen profesionistë të teknologjisë, sipërmarrës dhe drejtues për të folur për temën e edicionit :” Fytyra ime nuk është një barkod.” Aty do të diskutohen dhe explorohen mundësitë dhe kërcënimet e Inteligjencës Artificiale dhe të Dhënave.

Në Prizren, po ashtu do të mbahet edicioni i 11-të i festivalit të muzikës NgomFest (Te Kalaja e Prizrenit, po ashtu I njohur si monumenti I trashegimisë kulturore në Prizren). Ky edicion do ndodhë këtë të enjte më 14 korrik deri më 17 korrik. Festivali sjell artistë të njohur të muzikës alternative nga Kosova, rajoni dhe Evropa. Do të përmban artistë internacionalë si Damen nga Suedia ; Robert Dietz nga Berlin, Gjermani etj...

Pejë

Kur flasim për Pejën, zakonisht flasim për vajzat e bukura që qyteti përmbanë, por harrojmë ta flasim për aspektet kulturore të qytetit. Këtë 13 korrik do të mbahet edicioni I 13-të I Anibar Animation Festival deri më 19 korrik. “Me një përzgjedhje spektakolare dhe të larmishme prej më shumë se 200 filmash të animuar, edicioni i këtij viti do të trajtojë disa nga temat më të rëndësishme rreth çështjeve sociale dhe kulturore. Ne program do të ketë të shumta aktivitete si workshops, diskutime, prezantime si edhe evente të ndryshme muzikore.”

Ferizaj

Te parku Nacional Liria në Ferizaj do të mbahet po ashtu Playfest, festivali i artit, prej datës 20 deri më 24 korrik. Ky festival i shprehjes artistike mbledh muzikë, letërsi, film, dramë, pikturë, vizatim dhe kërcim. “Playfest aspiron të promovojë argëtimin, socializimin dhe zgjimin e gjallë përmes një morie aktivitetesh edukative dhe rekreative. Këto seminare stimuluese ku ndërveproni me mendjet e dijetarëve dhe kuriozëve janë të detyruar të pengojnë vargjet e mendjeve tuaja imagjinative.”

Pra, për këtë verë, ka një program të pasur ngjarjesh kulturore dhe artistike të ndryshme në qytete të ndryshme. Përveç këtyre ngjarjeve të mëdha të lartpërmenduri, ka shumë ngjarje të tjera më të vogla lokale që mund të jenë po aq të pasura kulturalisht. Duhet të tregohemi më të interesuar pasi kultura duhet të jetë një prioritet në botën post-covid, sidomos për shëndetin tonë mendor.

Lajme të ngjashme