Nëse dëshironi ta kuptoni situatën në Iran, ky është dokumentari që duhet ta shikoni
Dokumentari me katër pjesë“Hostages”, krijuar nga HBO, trajton krizën e pengjeve në Iranin e viteve 1979-81 dhe eksploron historinë e shekullit të 20-të të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por mbi të gjitha, në këtë kohë, ju tregon më së miri sesi ka ardhur puna që Irani të jetë në këtë gjendje si është sot.
Sigurisht, krijuesit e filmit që qëndrojnë pas “Hostages” në HBO nuk e kanë ditur se dokumentari i tye do të shfaqet në një kohë sikur kjo, kur në Iran po ndodhin protesta masive ndaj klerëve islamik që të drejtojnë vendin. Megjithatë dokumentari që ata kanë krijuar është duke u shfaqur në një kohë tepër të rëndësishme, sepse ata edhe pse nuk merren me të drejtat e grave në Iran, e trajtojnë një kohë tepër të rëndësishme kur ka nisur në fakt i gjithë shkatërrimi i shoqërisë iraniane.
Dokumentari trajton krizën e pengjeve në Iran të viteve 1979-1981 në kontekst të plotë, para dhe pas krizës ndërkombëtare 444-ditore që përfaqësonte një ngjarje kryesore historike për të dy vendet. Ishte pjesë përbërëse e 40 e kusur viteve që Irani ka kaluar tani në izolim diplomatik nga pjesa më e madhe e Perëndimit, një ilustrim i pasojave ndonjëherë katastrofike edhe të një revolucioni populist.
Në dokumentar mund të shihni sesi shpoqëria iraniane ishte për shumë vite një shoqëri e hapur, dhe jashtëzakonisht moderne, duke i bërë konkurrencë edhe shteteve të perëndimit. Pasuria e Iranit me naftë ishte një nga arsyet.
Por si erdhi revolucioni dhe si e shndërroi shoqërinë iraniane në një shoqëri të mbyllur? Pse politikat e një mbreti që drejtonte popullin iranian pa i njohur nevojat e tyre por vetëm duke mirëmbajtur nevojat e partnerëve ndërkombëtarë, qoi në një revolucion që ende sot vajzat në Iran e vuajnë. Dhe u duhet të protestojnë.

