Në filmin e ri të Avatar-it ende është duke u punuar pavarësisht se publikohet pas pak ditësh
Filmi i shumëpritur i dytë i Avatar-it nga James Cameron, i cili është vazhdim i hitit rekordthyes të viteve më parë, do të publikohet në ditët në vazhdim, por regjisori ikonik ende nuk ka kryer punë me të.
Derisa kjo mund të duket shumë e çuditshme kur konsiderojmë kohën që ka kaluar, por Avatar: The Way of Water nuk do të jetë filmi juaj i zakonshëm.
"Sydney Morning Herald" raporton se ekipi ende po shton detajet e fundit, edhe pse filmi publikohet në mes të këtij muaji.
Pavarësisht se kemi një dallim prej 13 vitesh mes dy filmave - dhe asnjë projekt tjetër në mes - ky është projekti i pasionit i Cameronit.
Kështu që nuk ka gjasa që ai ta kryente punën deri në momentin e fundit.
Këto ditë, Cameron kalon shumicën e kohës duke luajtur me teknologji mbreslënëse, duke sjellur inovacione me veprat e tij të jashtëzakonshme fanta/shkencore, dhe ka aventurë në miks po ashtu.
Është dokumentuar mirë se atij i pëlqen të nxjerrë nëndetësen e tij aktuale për një rrotullim, pasi është i vetmi person që ka përfunduar ndonjëherë një zhytje rekord prej 11 kilometrash të thellë në Hendekun Mariana dhe ka parë rrënojat e Titanikut disa herë.
Shija e tij për aventura është aq e fortë sa përshkon filmat e tij.
Për të marrë shkrepjet që i nevojiteshin për Avatar: The Way of Water, kastit iu desh të mësonte se si të zhytej.
Ata nuk duhet të ishin habitur, sepse për filmin e tij të vitit 1997, "Titanic", Kate Winslet mësoi të mbante frymën nën ujë për më shumë se shtatë minuta.
Këto veçori të Cameron janë ato që e bëjnë punën e tij kaq të mrekullueshme dhe ato që ndihmuan në frymëzimin e opusit të tij të madh.
Pra, ndërsa mund të ketë kaluar një kohë e gjatë mes filmave, ai po kthehet me ajkën.
“Gjithçka që duhet të them si regjisor, mund të them brenda filmave që i kam përcaktuar tashmë”, tha Cameron për "Sydney Morning Herald".
Ai thotë se tashmë e ka xhiruar Avatar 3, i cili do të publikohet më 2024, dhe disa pjesë të filmit të katërt, i paraparë të lansohet më 2026.
Oh, dhe ai tashmë ka një skriptë për filmin e pestë, i cili pritet të publikohet më 2028.
"Oh, është krejt e shkruar, katër skripta, dhe krejtësisht e dizajnuar", tha Cameron.
"E dimë saktësisht ku po shkojmë, nëse na jepet mundësia ta bëjmë. Dhe ajo mundësi thjesht do të varet nga tregu, nëse njerëzit e duan, nëse e pëlqejnë sa duhet filmin".
Pra po, ka kaluar një kohë. Dhe ai ende po bën ndryshime vetëm disa ditë më herët.
Avatar: The Way of Water do të publikohet në kinema më 15 dhjetor dhe mund të shikohet në 2D dhe 3D.