"Ndoshta Gjiko nuk është i vetmi" - Arsyet pse estrada po hesht dhe po promovon të akuzuarin për dhunim - NACIONALE

"Ndoshta Gjiko nuk është i vetmi" - Arsyet pse estrada po hesht dhe po promovon të akuzuarin për dhunim

4 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Përkundër faktit se aktakuza është shumë e rëndë, yjet e estradës së muzikës kosovare po vazhdojnë të heshtin ndaj akuzës që Prokuroria po i bën reperit Gjiko. Buja e madhe e tekstit të gazetës Nacionale për “Kulturën e Heshtjes në Estradë”, është diskutuar edhe në emisionin “AM-PM” në Paper Radio. Redaktori i Podcast Nacionale, Vullnet Krasniqi, diskuton në këtë emision për "kulturën e heshtjes" tek estrada kosovare ndaj aktakuzës kundër Gjikos i cili dyshohet se ka "dhunuar seksualisht një të mitur". Çka nënkupton fakti që shumica e yjeve, kënëgtarë e hip-hop artista që kanë bashkëpunuar me Gjikon, po heshtin ndaj rastit të tij. Si trajtohen vajzat e reja që merren për të performuar në videoklipet e shumë këngëtarëve kosovarë? A paguhen ato dhe sa prej tyre janë të mitura kur dalin në skena të nxehta seksuale?

Dëgjojeni këtë bisedë podcast për të kuptuar më shumë rreth shumë dilemave që hap heshtja e estradës, dhe cili mund të jetë efekti domino i rastit të Gjikos në estradë.

Lajme të ngjashme