Muzeu i Parisit më i vizituari në botë, rreth 8 milion hyrje vetëm vitin e kaluar
Muzeu i Parisit, Louvre del të jetë më i vizituari në botë. Në vitin e kaluar janë rgjistruar rreth 8 milion hyrje, ndërsa në vitin pandemikishin me pak se 3 milionë.
Pas Louvre-së, në vend të dytë renditen muzeumet e Vatikanit, që kalojnë nga vendi i 10, dhe ndiqen në vendin e tretë të podiumit nga British Museum i Londrës, e më pas ai Uffizzi në Firenze, djepi i artit botëror të Rilindjes, njëkohësisht i cilësuar si muzeu më i bukur në botë.
Sipas renditjes së realizuar nga Revista e Artit, në 100 muzeumet me të rëndësishëm të botës gjatë vitit që lamë pas janë regjistruar 141 milionë bileta. Megjithatë situata post pandemike është ende larg 230 mln hyrjeve të regjistruara në vitin 2019., shkruan klan.
Në këtë muze, ka shumë artefakte, vepra arti.
Muzeu Louvre është mjaft i famshëm, duke tërhequr më shumë se dhjetë milionë vizitorë çdo vit.
Ajo u ndërtua si një kështjellë në vitin 1190 pas Krishtit dhe u shndërrua në një pallat mbretëror në shekullin e 16-të.
Monarkia Franceze qëndroi atje derisa revolucioni francez i zhvendosi në Pallatin e Versajës në 1793.
Në të njëjtin vit, më 10 gusht 1793, lindi muzeu i Luvrit.

