Ms. Indefinite, artistja që po sfidon stereotipin patriarkal në shoqërinë kosovare - NACIONALE

Ms. Indefinite, artistja që po sfidon stereotipin patriarkal në shoqërinë kosovare

1 javë më parë

nga NACIONALE

Artistja e njohur përmes nofkës Ms.Indefinite, ka botuar së fundmi një performancë që sfidon mendësinë patriarklale të shoqërisë në Kosovë.

Nëpërmjet triologjisë performative, që është një revoltë artistike performuese, ka sfiduar portretizmimin “diskriminues të një shtepiake në rolin e nënës, kundrejt përceptimit shtypës të profesionit amvisëror të gruas”.

Tutje, artistja ka treguar edhe çka saktësisht synon nëpërmjet performancës së titulluar “Koha Matriarkale”.

Koha Matrikale kundërshton artistikisht sistemin kapitalist që shtypë dhe diskriminon “rolin dhe profesionin e saj” si grua dhe nënë, për punët e shtëpisë, në shtyllat si: përgatitjen e ushqimit, pastrimin e shtëpisë, kujdesin për fëmijët – profesione këto që nuk iu paguhen as për ditë dhe as për muaj, rol ky që nuk i vlerësohet as për javë dhe as për vite”, thuhet në përshkrimin e performancës.

Ajo ka përmendur edhe mungesën e pagës, honorarit e mëditjes për angazhimin e përditshëm e kontributin gjatë të vitit.

Gruja është shtylla e shtëpisë” – kjo fjali që duhet të shtyej çdo grua të reflektoj mbi shtypjen brenda katër mureve të secilës shtëpi, reflektim ky që duhet të rrënoj nga jashtë duke ndërtuar përbrenda seciles një ambient ku asnjëra nuk do mund të konsiderohet vetëm si amvise”, thekson tutje Ms.Indefinite.

Nga ky refelektim (përtej të qenurit nënë dhe grua), hudhen dhe përplasen të gjitha gjësendet dhe objeketet shtëpiake drejt “pasqyrës së shtëpise” dhe “shtëpisë pasqyrë” për “thyrjen e pasqyrës”, për të pasqyruar shtypjen që nuk shihet si e tillë nga sistemi kapitalist dhe mendësia patriarkale”, përfundon shpjegimi i artistes.

Lajme të ngjashme