'M3GAN' shkatërron parashikimet me të ardhura dhe gati trefishon buxhetin në fundjavën e parë
Filmi i ri horror i James Wan, 'M3GAN' ka shkatërruar projeksionet fillestare dhe gati trefishoi buxhetin veç në fundjavën hapëse.
Kur flasim për diçka që nuk premton shumë dhe pastaj mbiperformon...
Sipas 'Variety', filmi i frikshëm parashikohej të grumbullonte vetëm rreth 17-20 milionë dollarë nga 3,509 kinema në ShBA brenda fundjavës së parë të janarit.
Sidoqoftë, 'M3GAN' gjeneroi 11.7 milionë dollarë amerikan veç në ditën e parë të publikimit.
Pavarësisht se pati vetëm 12 milionë buxhet, 'M3GAN' arriti të grumbullojë 30.2 milionë dollarë në fundjavën hapëse, duke dalë prapa vetëm - natyrisht – ‘Avatar: The Way of Water’.
Filmi ende nuk është lansuar ndërkombëtarisht, por, marrë parasysh këta numra, pritet të performojë jashtëzakonisht mirë në aspektin financiar.
'MEGAN' ndjekë storien e Gemma, luajtur nga Alison Williams, e cila shndërrohet në kujdestare të papritur të mbesës jetime 8-vjeçare, Cady.
Gemma kërkon ndihmën e prototipit 'M3GAN' - një kukull robotike që përdorë intelegjencë artificiale - me direktivën kryesore që "fizikisht dhe emocionalisht ta mbrojë Cadyn".
Cady shpejt lidhet ngushtë me 'M3GAN', gjë që rezulton me robotin duke fituar ndërgjegje, dhe pasojat janë të tmerrshme, më e pakta që mund të themi.
Në film gjithashtu luan Ronny Chieng, Brian Jordan Alvarez, Jen Ven Epps, Lori Dungey dhe Stephane Garneau-Monten.
Gerard Johnsone është regjisor i filmit, me storien që u zhvillua nga Akela Cooper dhe mbreti i horrorit modern, James Wan.
Përveç që tejkaloi parashikimet në të ardhura, filmi po lavdërohet nga kritikët, madje duke arritur një vlerësim prej 93% në ‘Rotten Tomatoes’.
Carla Hay nga 'Culture Mix' komentoi filmin që mishëroi disa zhanre me lehtësi.
Ajpo shkroi: "Është i frikshëm dhe horror komik që dhuron më shumë të qeshura se frikësime".
Sarah Marloff, gazetare nga 'Washington City Paper', tha se 'M3GAN' shpalos një personazh ndryshe negativ që audienca do ta dojë.
Ajo shkroi: "Filmi i Gerard Johnstone është dëshmi se, më 2023, Chuky dhe Annabelle nuk kanë nevojë për një shpirt të keq që t'i posedojë, ata thjesht kanë nevojë për qasje të pafund në internet".
Derisa Aurora Amidon nga "Paste Magazine" etiketoi robotin e tmerrshëm si "një prej ikonave më madhështore të horrorit në vitet e fundit".
A jam vetëm unë që po e nuhas një pjesë të dytë këtu?

