Filmi horror që po krahasohet me "Saw" është duke u quajtur "filmi më tronditës" ndonjëherë
Një film horror nga viti 2014 që aktualisht po transmetohet në "Amazon Prime" është duke u krahasuar me "Saw" - me shikuesit që po thonë se është "filmi më tronditës" ndonjëherë.
Përmbajtja e filmit është goxha e çmendur, ndërsa sheh Justin Long të kthyer në një fokë nga një plak i dëshpëruar për të realizuar fantazinë e tij të shtrembëruar. Shikoni trailerin këtu:
Me regji të Kevin Smith, "Tusk" ndjek një podkaster (Long), i cili takohet një burrë të fiksuar me një fokë të quajtur Mr Tusk.
Sipnoza e "A24" për horror-komedinë, e cila gjithashtu përfshinë emra si Michael Parks, Haley Joel Osment dhe Lily-Rose Depp, thotë: "Një rrëfim tmerrues horrori në lidhje me rreziqet e tregimit, ‘Tusk’ ndjek një podkaster të pacipë amerikan, teksa i sfidon egërsirat kanadeze për të intervistuar një plak me një të kaluar të pabesueshme - vetëm për të zbuluar sekretin e errët të njeriut që përfshin një fokë."
Shumë njerëz kanë pasur kënaqësinë të shikojnë një storie njëmend shqetësuese - me shumë që besojnë se është edhe më i rëndë si filmi i njohur për tmerrin që të futë në palcë, "Saw".
Pasi e shikoi disa ditë më parë, një shikues u shpreh: "Kush dreqin bën filma si 'Tusk' e 'Saw'. Literalisht, gjërat më shqetësuese dhe kërrditëse për t'i menduar, madje.
"Dhe fakti se vijnë nga njerëz si ne, çka saktësisht mendojnë tërë kohën?"
Dikush tjetër, më herët gjatë nëntorit, shkroi: "Ende mendoj se 'Tusk' është filmi më shqetësues horror që kam parë ndonjëherë. Shumë më i rëndë se 'Centipede' dhe 'Saw'".
Në një postim nga viti 2021, shkruhet: "Kushdo që e ka parë 'Tusk' e di se është më i keq se çdo film tjetër. Është më i keqi. Frikësues përgjithmonë".
Kip Lynch, nga gazeta 'Trinity College', shkroi në një kritikë: "Të them se ky film është shqetësues do të ishte pak. Kam shikuar të gjithë tetë filmat e 'Saw' me vetëm një nuancë ngërdheshjeje dhe ky kostum më linte të tërhequr sa herë që shfaqej në ekran”.
Së fundmi, TikTokerja Heidi Wong, gjithashtu krahasoi filmin me "The Human Centipede", duke publikuar një video ku listoi "tre filmat horror më të çmendur" që ka parë, duke thënë se të gjithë ishin thjesht të tmerrshëm.
I pari në listën e saj, ku u përfshinë nga më e keqja te më e tmerrshmja, ishte horrori i vitit 2012 "Excision", i përcjellur nga vendi i dytë ku u pozicionua "Possum" i vitit 2018 - një horror psikologjik i shkruar dhe me regji të Matthew Holness, si filmi i tij debutues.
Sidoqoftë, "Tusk" doli fituesi i të gjitha kohëve për tmerr në lsitën e saj, me Wong që tha: "Nga krejt filamt horror që kam parë, ky më ka zënë më së shumti.
"'Tusk' flet për një podkaster i cili takohet me një burrë të çmendur, derisa mundohet ta kthejë atë në fokë - në mënyrë kirurgjike ta transformojë nga njeriu në fokë.
"Ky film ishte më i keq se 'Human Centipede' për mua".
