Luajti si refugjat shqiptar - aktori 11-vjeçar shkruan historinë, fiton 'Oscar' për të rinjtë
Aktori 11-vjeçar, Caleb Payne fitoi çmimin 'Oscar' për të rinjtë, të dielën, në ceremoninë gala, në Los Anxhelos.
Fitorja e tij ishte e para për një aktor jug-afrikan në historinë 43-vjeçare të eventit, gjithashtu të njohur si "Oscar për të Rinjtë".
Nikoqiri i 'The Daily Show' dhe i dashuri i ri i Dua Lipës, Trevor Noah është fitues i mëhershëm si prezantues TV-je në kategorinë e "Ekselencës Gazetareske", më 2020.
Fituesit e mëhershëm të çmimeve përfshijnë emra si Julia Roberts, Drake, Zendaya, Regina King dhe Leonardo DiCaprio.
Aktori i lindur në Stellenbosh të Afrikës së Jugut, luan rolin e një refugjati shqiptar, Jetmirit, në filmin 'Good Life', një film i Netflix me regjisor Bonnie Rodini. Filmi tregon storien e një gruaje që udhëton në Greqi, ku takohet me një emigrant shqiptar, i cili i tregon asaj një mënyrë jetese.
"Tash që kam fituar çmimin, ishte kaq e papritur. Nuk isha i sigurt si do të shkonin gjërat dhe nuk doja të shpresoja shumë, por e fitova dhe ndihem sikur nuk është reale", tha Payne.
"Gjëja ime e preferuar për natën ishte të shikoja të gjitha fjalimet dhe nominimet dhe reagimet e tyre kur fituan. Dhe pastaj të fitoja vet. Wow".
Filmi shtjellon ngjarjen e Olive, 35-vjeçare, e cila zbulon se i dashuri i saj e ka tradhtuar, për ta bindur të ikë nga shtëpia e familjes në Greqi për të shëruar zemrën e thyer.
Atje ajo përballet me armiqësinë e fshatarëve, të cilët bëhen bashkë për t'ia bërë jetën të pamundur. Atëherë ajo takon Jet, një nëntë-vjeçar shqiptar që i del në shpëtim.
Ai shndërrohet në udhërrëfyesin e saj, negociatorin dhe mikun, duke i mësuar Olives të jetojë "The Good Life".

