Dhjetë filmat më të kritikuar që janë fitues të Oscar - NACIONALE

Dhjetë filmat më të kritikuar që janë fitues të Oscar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa ndryshimet shoqërore ndodhin, ata filma që dikur kanë qenë pjesë shumë e dashur e TV-ve tuaja mund të fillojnë të bien në “gjumë” në pasqyren e pasme të historisë së kinematografisë botërore. P.sh. filmi “The Grease” (1978), në të cilin personazhi Sandy (Olivia Newton John) ndërhyn në pamjen e saj dhe në personalitetin e saj për të knaqur apetitet të dashurit të saj Danny (John Travolta). Ndërsa shumë filma të tjerë fitues të çmimit Oscar, nuk kanë arritur të “vyshken'” ende mirë. Meqë akademia e 94-të për ndarjen e çmimeve Oscar po afron, këtu i kemi perzgjedhur dhjetë filma që janë të rëndësishëm për t’u parë edhe këtë vit.

Green Book (2018)

Të flasim pak për filmin The Green Book, një film i vitit 2018 i cili aso kohe fitoi çmimin “Best Picture” në Akademinë e 91-të të ndarjes së çmimeve, dhe arriti në kinematë botërore disa vite më vonë. Çfarë është interesante në këtë film? Tema që trajtoi filmi u bë një temë përçarëse në qarqet e kinematografisë dhe më pas të shoqërisë. Fotografia e personazheve kryesore të filmit në mes Mahershala Ali dhe Viggo Mortensen, e shijoi suksesin mjaft herët, u mirëprit mirë nga audienca dhe ishte protagoniste në shumë ndarje të çmimeve përgjatë sezoneve. Por çfarë ndodhi? Kritikët e kritikuan atë si dritëshkurtër në përshkrimin e marrëdhënieve racore.

Filmi “Green Book” u kritikua për pasaktësitë historike që përshkruan personazhin e Aliut dhe Dr. Don Shirley, i quajturi edhe si “Magjiku i Zi”, qëllimi kryesor i të cilit në film është të ndryshojë një të bardhë, në këtë rast Mortensenin për te mirë.

“Komeditë e miqve amerikanë në përgjithësi u kanë caktuar të dy personazheve kohë të barabartë në ekran - përveç rasteve kur njëri prej atyre personazheve është i zi dhe ekziston pothuajse tërësisht për të ndihmuar në transformimin e shokut të tij të bardhë në një kërkim drejt shpëtimit”, shkroi IndieWire.

Dallas Buyers Club (2013)

Ky film është një dramë biografike që tregon historinë e Ron Woodroof (Matthew McConaughey), një pacient i diagnostikuar me AIDS në mesin e viteve 1980, i cili shpërndan barna farmaceutike të pamiratuara për pacientët me HIV/AIDS. Një nga ata pacientë është gruaja trans Rayon, luajtur nga aktori Jared Leto, e cili fitoi Oscarin për aktorin më të mirë në rol dytësor për portretizimin e tij. Tani, kritikët e filmit pyesin pse iu ofrua ky rol Leto-s? Të tjerë mendonin se ishte shkruar shumë pak për një qenie tredimensionale dhe se filmi nuk ka shërbyer si një mjet për personazhin e Ronit për të kapërcyer homofobinë dhe transfobinë e tij.

Annie Hall (1977)

Annie Hall është film që hyn në zhanrin e komedive romantike duke qenë filmi më i dashur i shekullit XX, duke fituar katër çmime Oscar në Akademinë e 50-të.

Mangësitë qëndronin, se ishin disa vite të këqija për regjisorin Woody Allen, për shkak të akuzave të rishqyrtuara së fundmi për sulm seksual nga vajza e tij e adoptuar Dylan Farrow (Allen i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat). Akuzat ishin të përkeqësuara nga dokumentari i HBO-së. Ky lajm pati një stuhi të mëpastajme mediatike.

Për më tepër, një numër i aktorëve dhe regjisorëve të nivelit të lartë të Hollivudit e kanë denoncuar Allen në vitet e fundit, me Kate Winslet, Colin Firth, Timothee Chalamet, Rachel Brosnahan, Rebecca Hall dhe Greta Gerwig ndër emrat që e kanë denoncuar publikisht atë.

American Beauty (1999)

Filmi American Beauty fitoi pesë çmime Oscar, përfshirë filmin më të mirë në vitin 2000. Si fillim ajo që bie në sy është prania e aktorit Kevin Spacey (i cili fitoi çmimin Oscar për rolin e tij si protagonisti i krizës së moshës së mesme Lester Burnham) padyshim që e pengon rishikimin e filmit “American Beauty”, por duke pasur parasysh regjisorin më të mirë (Sam Mendes), skenari më i mirë (Alan Ball) dhe aktori më i mirë (Spacey). Emri i Spacey tani është sinonim i lëvizjes #MeToo, e cila përfshiu Hollivudin në vitin 2017.

Në tetor të atij viti, aktori Anthony Rapp akuzoi Spacey-n për një ngacmim seksual ndaj tij në vitin 1986, kur Rapp ishte vetëm 14 vjeç. Pas akuzave të Rapp, shumë njerëz dolën me pretendime për ngacmim seksual një ndër ta edhe aktori i filmit House of Cards. Në atë kohë, Spacey lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se nuk e kujtonte takimin me Rapp, por se “nëse jam sjellë ashtu siç e përshkruan ai, atëherë atij i detyrohem kërkimfaljen më të sinqertë për atë që do të kishte qenë sjellje tërsisht e papërshtatshme në gjendje të dehur”.

Për më tepër, filmi është trajtuar keq në përshkrimin e dashurisë së papërshtatshme të Lesterit me vajzën e mikut të tij më të mirë (Thora Birch) e luajtur nga aktorja Mena Suvari. Ishin skenat e shumta ku Lester fantazon për Suvarin, e cila është nudo dhe e mbuluar me petale trëndafili, kjo bënë që kritikët ta krahasojnë atë me figurën e ’’Lolitës’’. Roger Ebert shkroi në atë kohë: “A është e gabuar që një burrë në të 40-tat ta dëshirojë një vajzë adoleshente?’’ Kjo pyetje përbënte mardhënje ndërlikuar rreth ndershëmrisë, të gabuarit moralisht dhe ligjërisht.

The Silence of the Lambs (1991)

Një tjetër film i akuzuar për keqinterpretim të përvojës transgjinore dhe/ose gjinore, i zhanrit horror është The Silence of the Lambs, film ky i cili fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë, kritikohet këto ditë për portretizimin e demonit nga Buffalo Bill (luajtur nga Ted Levine). Buffalo Bill është një vrasës që vesh lëkurën e viktimave të tij femra, ruan rrobat e tyre dhe vishet si ato. Megjithëse protagonistja kryesore Clarice (Jody Foster) dhe konsulenti i saj kanibal Hannibal Lecter (Anthony Hopkins) diskutojnë se si Bill nuk është transgjinor dhe nuk ka asnjë lidhje midis identitetit transgjinor dhe dhunës (madje edhe regjisori i filmit Jonathan Demme ka thënë se Bill nuk është menduar të jetë trans), qëllimi shpesh humbet tek audienca. Siç shkroi në Twitter shkrimtarja e Vox TV Emily VanDerWerff, “Të njohësh qëllimin e një pune nuk do të thotë asgjë, sepse qëllimi është më pak i rëndësishëm se ndikimi.’’

Driving Miss Daisy (1989)

Filmi i vitit 1989. po këtë vit fitues i çmimit si filmi më i mirë, me aktorët Jessica Tandy dhe Morgan Freeman, i bazuar në shfaqjen fituese të çmimit Pulitzer të Alfred Uhryt, shpesh (dhe me të drejtë) kritikohet për portretin e tij tepër të thjeshtuar të marrëdhënieve racore në SHBA në mesin e shekullit të XX.

Filmi përshkruan historinë e një mësuesi në pension (Tandy) që jeton në Atlanta, i cili punëson një shofer të zi (Freeman). Pavarësisht vlerësimit të këtij filmi nga Akademia, shumë njerëz, madje edhe Freeman, e kanë sulmuar si film dy-dimensional, lidhur me stereotipet e karaktereve të tij të zeza.

The Help (2011)

Filmi The Help i vitit 2011, me qëllime fisnike, por një pamje tepër të thjeshtuar mbi marrëdhëniet racore. Drama e bazuar në romanin me të njëjtin emër, është kritikuar me meritë se mbështetet te personazhet me ngjyrë të bardhë për të treguar histori të njerëzve me ngjyrë (zezakëve). Emma Stone luan si Eugenia, një gazetare aspiruese në Jackson, Mississippi, e cila dëshiron të shkruajë një libër nga këndvështrimi i shërbëtoreve me ngjyrë të komunitetit, duke ekspozuar racizmin me të cilin ata merren rregullisht ndërsa punojnë për familjet e bardha. Pas publikimit të tij, Viola Davis, e cila luan rolin e shërbëtores Aibileen Clark, ka shprehur keqardhje që ka luajtur në filmin “The Help”, duke thënë se ndihet sikur “tradhëtoi veten dhe njerëzit e saj” dhe se filmi u “krijua si filtër dhe humnerë e racizmit sistemik”.

Përveç kësaj, aktori Bryce Dallas Howard (që luan në film), ka pranuar se “The Help” është luajtur nga njerëz kryesisht ngjyrë të bardhë dhe e gjithë ngjarja zhvillohet rreth tyre.

Forrest Gump (1994)

Kritikët ngrenë vetullat e tyre për shumë gjëra në komedinë-dramën të Robert Zemeckis-it, fitues i Oscar-it. Historia zhvillohet nga një djalë i ri me aftësi të kufizuara në të mësuar (Tom Hanks), i cili thjesht është dëshmitar i disa prej momenteve historike më përcaktuese të shekullit të XX. Lista zakonisht përfshin përshkrimin e “Forrest Gump”, të njerëzve me aftësi të kufizuara në të mësuar, protestuesve dhe veteranëve të Luftës së Vietnamit. Detaji më fyes, megjithatë, është trajtimi i Jenny (Robin Wright), e cila është abuzuar si fëmijë nga babai i saj dhe vazhdon të jetojë një jetë të pastër viktimizimi, duke performuar në bare nudo, duke u takuar me njerëz abuzues dhe përfundimisht duke marrë SIDA. Siç tha shkrimtari britanik i GQ, Matt Glasby, Jenny është “një figurë klasike nënë-madona-kurvë” e cila në fund i sjell Forrestit shpengimin, duke i dhënë një djalë të zgjuar (Haley Joel Osment), i përshtatshëm për fansat e filma që fundi i tyre është vdekja.

Crash (2004)

Crash (2004), dramë kriminale e Paul Haggis, në ndarjen e 78-të të çmimeve të Akademisë, ka mbledhur gjashtë nominime dhe ka fituar tre - për filmin më të mirë, skenarin më të mirë origjinal dhe montazhin më të mirë të filmit. Megjithatë, Crash është kritikuar si tepër i thjeshtuar në lidhje me mënyrën se si ai portretizon marrëdhëniet racore dhe stereotipet racore. Shkrimtari i Atlantikut Ta-Nehisi Coate, në vitin 2009, renditi filmat më të këqij të dekadës, pohoi: “Unë nuk mendoj se ka asnjë qenie të vetme njerëzore në Crash”. Në vend të kësaj, keni argumente dhe propagandë që përplasen dhunshëm me njëri-tjetrin, të impresionuar me çuditshmërinë e tyre. Por, a mund të cilësohet një film i keq, Crash, i cili fitoi një Oscar?

Gone With the Wind (1939)

Pak filma janë vlerësuar ashtu si Gone With the Wind, duke fituar 10 çmime Oscar nga 13 nominime. Hattie McDaniel u bë gruaja e parë zezake që fitoi çmimin Oscar. Shumë do të kujtojnë se kur HBO Max u lansua në vitin 2020, e tërhoqi filmin nga platforma, duke përmendur nevojën për “një shpjegim dhe një denoncim” të përshkrimeve të filmit dhe marrëdhënieve racore. Filmi ishte protestuar shumë si racist kur doli për herë të parë në vitet 1930. Në të vërtetë, edhe regjisori John Ridley elaboroi për Los Angeles Times që filmi të hiqej tërësisht nga HBO Max. “Është një film që thur lavde për jugun e para luftës”, shkroi Ridley, i cili fitoi Oscar për skenarin “12 Years a Slave”. “Është një film që, kur nuk injoron tmerret e skllavërisë, ndalon vetëm për të përjetësuar disa nga stereotipet më të dhimbshme të njerëzve me ngjyrë”. Kayleigh Donaldson i ScreenRant’s vlerësoi gjithashtu gabimet historike të filmit, duke shkruar: “KKK-ja tregohet si heroike... Mammy, e luajtur nga Hattie McDaniel, u pa si shembulli i arketipit, Mammy një stereotip i një gruaje zezake shtëpiake, e cila është e dashuruar në shefin/pronarin e saj me ngjyrë të bardhë. Skllavëria në tërësi trajtohet nga filmi, me Luftën Civile që shihet si një betejë mbi vlerat tradicionale dhe jo të drejtën për të zotëruar fjalë për fjalë njerëzit zezakë, dhe skllevërit e shfaqur në ekran më së shumti përshtaten me stereotipin e skllevërve të lumtur të zezakëve dhe gratë që ishin të kënaqura me fatin e tyre në jetë, shiheshin si tepër të papërgjegjshme për të punuar dhe jetonin pa pronësi.”

Lajme të ngjashme